Aktualitet

Brenda 2 muajsh 5 herë të përmbytur, askush nuk u shkon në ndihmë

Problemet më të mëdha deri tani janë në zonën e Fushë-Krujës ku disa fshatra si: Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Gjurice janë përmbytur. Nën ujë deri më tani gjenden 80 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.

Një nga banorët e zonës shprehet se kjo është e pesta herë që nga muaji dhjetor që ata përmbyten ndërsa nuk është marrë asnjë masë për parandalimin. Po ashtu banori shprehet se e vetmja ndihmë që ata kanë marrë nga shteti janë ushqime.

Sot probleme me reshjet janë hasur dhe në qytetin e Vlorës, ndërsa në Gjirokastër nga rrëshqitja e dherave rrezikon që të shembet një pallat disa katësh, si dhe disa banesa private, duke lënë në ankth rreth 40 familje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?