Protesta kundër faljes së detit Greqisë

0

Protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale sot ne oren 10.00, menjëherë pasi ministri grek i Jashtëm deklaroi se nga negociatat mes homologun shqiptar Ditmir Bushati, hapësira detare e Greqisë do të rritej me 12 milje.

“Duke parë reagimet tuaja në lidhje me lajmin se Qeveria e Shqipërisë i ka falur 12 milje në det Greqisë, e konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, për mediat greke, vendosëm:

Të therrasim një protestë ditën e shtunë, me datë 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

Kujdes! Protestë pa dallime politike. E përbërë vetëm nga ata që e duan me zemër e shpirt atdheun tonë. Mikrofoni i hapur për të gjithë. Protestë popullore, pa lider.

Unë edhe i vetëm do jem aty, sepse do t’a mbrojmë territorin e Shqipërisë në çdo cep, me çdo kusht dhe në çdo kohë.

Nëse je patriot, të lutem shpërndaje këtë status dhe fto sa më shumë shqiptare. Aty, të gjithë bashkë, do të vendosim për mjetet që do të përdorim për anullimin e kësaj marrëveshje.

Mos harroni se cfarë ka thënë Ismail Qemali: “Ne nuk do të pranojmë asnjë të keqe për vendin tone, as të madhe, as të vogël”, thuhet në një prej postimeve të rrjetet sociale të organizatorëve.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author