Ruçi nuk lejon Spahon flasë për ekstradimin e Nezar Seitit. Basha Ruçit: Hajdut, kriminel!
Gramoz Ruçi nuk e ka lejuar kreun e Grupit të PD të flasë për ekstradimin e Nezar Seitit, situatë kjo që e ka ngritur në këmbë opozitën, të bllokojë foltoren dhe kryetarin e PD, Lulzim Bashën, të shpërthejë me fjalët: Hajdut, kriminel!
Ruçi ka deklaruar se çështja e Seitit është jashtë rendit të ditës dhe kur ka hasur në protestën e opozitës para foltores, ka urdhëruar ndërprerjen e seancës.
Pas pak minutash, ai e ka rinisur seancën, por opozita nuk e ka lejuar të vazhdojë; Ruçi i ka paralajmëruar deputetët e opozitës se do t’i përjashtojë nga seanca.
Total 0 Votes
0
0