Provokatorë të PS-së agresojnë verbalisht dhe fizikisht dy zyrtarë të PD

Aktualitet

Nje ngjarje e pakendeshme ka ndodhur sot mbasdite ne afersi te Pedonales, prane ish selise se PD. Dy zyrtare te kesaj partie, Fatbardh Kadilli dhe Eno Bozdo, jane bere pre e nje sulmi verbal nga nje person rreth 55 vjeç. Personi ne fjale sapo ka pare qe dy zyrtaret e PD iu afruan, u ka zene rrugen dhe ka filluar menjehere nje sulm sharjesh dhe fyerjesh ne drejtim te tyre. Personi ne fjale cdo gje e lidhte me politiken dhe dukej qe ishte ekstremist i majte.

Ai ka nis me tone te larta te shaj nga familja dy zyrtareve dhe perfundoi duke thene se ju deputetet e PD po na pini gjakun. Dhe pse dy zyrtaret u perpoqen ta sqaronin dhe bindnin se nuk ishin deputete, ai ka vazhduar akoma me sharje te renda duke u perlesheshur edhe fizikisht me ta. Sekretari organizativ i PD Eno Bozdo ka tentuar ta qetesoje personin agresiv, por ai deri ne minutat e fundit kur edhe keta jane larguar ka leshuar ndaj tyre sharje me nje fjalor te ndyre dhe vulgar, biles edhe duke i kercenuar se ” do ua rregulloj une ju qelbesirave”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?