Deputetët kontrollohen fizikisht nga Garda para hyrjes në seancë

Aktualitet

Deputetët janë kontrolluar fizikisht nga Garda para hyrjes në seancë, ç’ka ka indinjuar veçanërisht ata të opozitës.

Deputeti demokrat Edi Paloka i fyer iu drejtua kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit se “na keni trajtuat si terroristë, si hajdutë. Nuk mund ta trajtoni deputetin si leckë”, tha ai. Po njesoj reagoi edhe Tritan Shehu. “në asnjë parlament nuk kontrollohen deputetët, – tha ai, as në Parlamentin Europian.”

Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit, pretendoi se nuk ishte në dijeni të këtij problemi dhe se çfarë shqetësimi u ishte krijuar deputetëve, por se “do ta verifikonte”.

Kontrolli i deputetëve duket se është nxitur nga seanca e fortë e me përplasje fizike që u zhvillua ditën e votimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku; në atë seancë, opozita kundërshtoi duke hedhur mjete tymuese.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?