Reagon Muharrem Rama/ Njerëzit e PDIU-së një bandë horrash

Aktualitet

Kreu i Bashkisë së Dibrës Muharrem Rama ka reaguar pas dhunës në zyrat e Bashkisë.

REAGIMI I MUHARREM RAMËS;

Sqarim i opinionit publik në lidhje me incidentin e ndodhur sot në ambjentet e Bashkisë Dibër.

Sot në ambjentet e Bashkisë Dibër një grup prej 20-30 personash pjesë e të cilëve edhe të punësuar në Bashkinë Dibër, militantë të PDIU-së, me në krye Zv.Kryetarin e Bashkisë Z.Olti Cani, i PDIU-së, kanë dhunuar një pjesë të stafit të Bashkisë. Ata kanë hyrë me forcë në ambjentet e Bashkisë duke rrahur e goditur rëndë 4 pjesëtarë të tjerë të Stafit të Bashkisë, që aktualisht po kurohen në Spitalin Rajonal Dibër.

Dhunuesit kanë pasur për qëllim të ushtronjë presion mbi personelin e Bashkisë në mënyrë qe të ndikojnë në vendimet e tyre në funksion të interesave të tyre partiake e klanore. Prej kohësh kjo parti po ushtron presion për të ndikuar në vendimmarrje, dhe kjo situatë ka ardhur duke u përshkallëzuar për shkak të transformimeve dhe ristrukturimit që po ndodh në Bashkinë e Dibër.

E gjithë kjo është dicka e paprecedent dhe nuk ka ku të rrijë, gjë që tregon se çfarë niveli dhe begraundi përfaqësojnë njerëzit e PDIU-së në Dibër. Kemi të bëjmë, jo me një parti politike, por me një bandë horrash, që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj me dhunë fizike ndaj punonjësve të shtetit, që sulmon e dhunon institucionet, dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Në fakt, me këto mjete, kjo parti ia ka dalë të fitojë një deputet në në Dibër, dhe është pikërisht, e njëjta dorë që trazon gjithëçka. Kjo është mënyra sesi kjo parti, di ti zgjidhë problemet e saj, pasi ajo nuk ka asnjë aset apo “vlerë” tjetër përveç dhunës, horrave, banditëve, njerëzve të korruptuar e inkriminuar që duan veç të zhvasin e grabisin. Eshtë e trishtë të mendosh se kjo ndodh në një vend në Europë, në vitin 2018.

Eshtë fatkeqësi që politika të bjerë në këtë llum dhe është detyrë e të gjithë opinionit publik, të ngrihet e të dënojë shfaqje të tilla të shëmtuara, të cilat nuk mund të jenë fytyra jonë. Shqipëria nuk është Ëild Ëest dhe Dibra nuk është El Paso.

Dibra nuk ka qenë kurrë një vend kaubojsësh e gangsterë, por ka qenë gjithmonë një vend i begatë burrash të mençur që kanë ditur t’i dalin për zot vetes e madje të gjithë Shqipërisë. Është fatkeqësi që sot Dibra të bjerë në batakun e disa banditëve ordinerë që, nëpërmjet dhunës dhe barbarisë, kërkojnë ta shndërrojnë këtë qytet në një feud personal.

Kjo nuk do të lejohet të ndodhë!

Ftoj instancat ligjzbatuese te zbardhin kete incident dhe të çojnë përpara përgjegjësisë autorët! Vetë Bashkia do të bëjë detyrën e saj, duke marrë masat më të ashpra disiplinore që ka në dorë.

Kryetari i Bashkisë

Muharrem Rama

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?