Nga Artur Roshi/ Aeroporti i Vlorës peng i kinezëve

0

Aeroporti i Vlorës do të sjelli lumturi për Vlonjatët ,as sa një dhuratë lodër për ndonjë kopësht publik atje. Fizibiliteti i tij është bërë me referencë tullumbacen e prapagandës dhe jo biznesin në tregun e lirë. Publiku e ka të qartë se Aeroporti Kinez i Rinasit sot,ka monopolin e të qenurit ndërkombëtar sepse për këtë arsye nuk u lejua konkurenca e aeroportit të Kukësit që do shërbente për të njëjtin qëllim turizmin (malor).

Lind pyetja si ka mundësi që për aeroportin e Vlorës Kinezët e Rinasit do pranojnë konkurencën. Kush do ta kompesojë diferencën e fitimit për shkak të konkurencës ? Mendoj se lajthitja konçesionare e qeverisë këtu nuk do të funksionojë ashtu siç nuk funsionoi mjekësia falas sepse nuk mund të qëndrojë një biznes në këmbë pa fitimin. Konçensionet nuk duhet të qëndrojnë në këmbë nga buxheti i shtetit sepse ato janë paratë tona që merren në trajtën e taksave sepse duke rënduar sipërmarrjet e buxhetit do të rëndohet sasia e taksave.

Konçensionet e vërteta janë një e drejtë shërbimi publik që i jepet një kompanie e cila investon direkt nga paratë e saj dhe shërbimin e nxjerr në treg. Për të patur kosto sa më të ulët për qytetarët nga qeveria nxitet konkurenca duke i shtuar kompanitë. Ngaqë këtu kemi të bëjmë me një treg të kufizuar dhe qeveria e Nanos ka pranuar kushtin e kompanisë gjermane në atë kohë për aeroportin e Rinasit për të patur monopolin si ndërkombëtar për aq vite sa të ystifikojë investimin. Përfundimisht ky investim si çdo konçesion i këtij lloji do të rrisë borxhin publik jo të dukshëm,por kur do partia nuk e përfill edhe logjikën e tregut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author