Majlinda Bregu shpërblehet nga Rama me post të lartë

Aktualitet

Pasi i mbaroi detyra në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ish deputetja e PD, Majlinda Bregu nuk ka pasur asnjë detyrë tjetër publike.

Sipas burimeve të Dritare.net, Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë.

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, ka qenë eksponenti i parë i opozitës, që bashkoi qëndrimet në Bruksel me Ramën.

Bregu u la jashtë listave të PD në zgjedhjet parlamentare, nga Basha, ndërsa duket se u bë pjesë e listës së Ramës, për këtë post shumë të rëndësishëm, që do e kishte zili çdo ministër socialist. /Dritare.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?