E fundit/ Grushta në bashkinë e Dibrës. Përfundon në polici edhe kryebashkiaku

Aktualitet

Përplasje me grushte ka ndodhur në ambientet e brendshme të Bashkisë së Dibrës. Shkak mësohet se është bërë drejtori i Burimeve Njerëzore në bashki, Dritan Mata.

Ky i fundit ishte prej 1 muaji i komanduar në këtë drejtori. Ndërsa sherri ka plasur në një mbledhje të administratës së Bashkisë së Dibrës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Përveç personave të përfshirë në sherr, në policia është shoqëruar edhe vetë kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?