Ruçi mbledh Konferencën e Kryetarëve për votën në OKB

Aktualitet

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka mbledhur Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar kërkesën e opozitës për mocion me debat në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB për statusin e Jeruzalemit.

PD-ja dhe LSI-ja në kërkesën drejtuar kuvendit kërkojnë që qeveria të rishikojë votën e saj në OKB.

”Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e SHBA-së, si një akt flagrant në kundershtim me interesat kombëtare. Qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës. Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?