Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me 1 të vrarë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Devi Kasmi mbeti i ekzekutuar me disa plumba, kur dy persona me motor e ndoqën dhe e qëlluan sapo doli nga banesa e tij.

Por sot policia ka dhënë detaje se çfarë ka gjetur në shtëpinë e tij.

Gjatë hetimeve paraprake për zbardhjen e ekzekutimit, policia ka bërë një kontroll në shtëpinë e Devi Kasmit dhe aty gjetur dhe sekuestruar 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

Grupi hetimor i kësaj çështjeje ka marrë të dhënat e para për viktimën, i cili ishte një person, që edhe pse nuk kishte precedentë penalë, hetohej për trafiqe të jashtëligjshme.

Kasmi 41-vjeçar ishte kthyer së fundmi nga vendet e Bashkimit Europian, ku dyshohet se ishte i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës. Edhe pista kryesore në të cilën po heton policia ka të bëjë me një krim tjetër të mundshme të kryer jashtë kufijve shqiptarë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments