Bojken Lako së shpejti me një surprizë për fansat

Stil/Jetë

Bojken Lako i cili për herë të parë në #thuajemepepsi ka treguar se si do ta festojë 25-vjetorin e karrierës së tij ka zbuluar disa detaje të tjera rreth surprizës që ka për fansat.

Ai do të vijë me një koncert recital dhe kur foli për herë të parë mbi këtë projekt në emisionin radiofonik, fansat e tij u emocionuam shumë. Më në fund Boku ka vendosur se kur do ta mbajë këtë koncert dhe sa këngë do të performohen.

Ky koncert do të mbajet në maj, në Tiranë dhe këngëtari do të përzgjedhë rreth 17 apo 18 këngë, më të mirat e albumeve të tij. Siç është shprehur edhe më parë këngët e tij do të riorkestrohen nga kompozitori dhe kolegu Alban Laro.

Një pjesë e tyre do të riinçizohen ndërsa pritet që në koncertin recital të tij të përfshihen edhe projekte të reja muzikore mtë cilat Bojken Lako është duke i punuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?