Shtirja gjatë seksit, 7 histori të rrëfyera nga meshkujt

0

Shpesh mendohet që vetëm gratë shtiren se përjetojnë orgazëm gjatë raportit seksual. Por studimet e fundit duket se e përmbysin këtë pohim. Arsyen se përse edhe burrat mashtrojnë janë nga më të ndryshmet. Për këtë arsye janë marrë në studim 7 persona për t’i pyetur mbi arsyet që i çojnë për të mashtruar.

1. “Ish e dashura ime e kuptonte menjëherë që nuk arrija në orgazëm, sidomos mbrëmjeve kur kisha pirë. Kur ndodhte që nuk “me vinte”, i thoja që të kthehej në shpinë se doja të ejakuloja mbi të. Pastaj pa më vënë re hidhja pështymë mbi shpinën e saj dhe e shpërndaja me majën e organit tim. Pastaj sillesha si një zotëri i vërtetë duke e pastruar me peshqir që ajo të mos kuptonte që nuk kishte ndodhur gjë. Të them të drejtën nuk e mora vesh kurrë nëse e ka kuptuar ndonjëherë”.

2. “Kam mashtruar vetëm njëherë gruan time gjoja kalova një orgazëm. Ndihesha keq dhe në siklet që nuk po “vija”. Më pas ia tregova këtë gjë, por sa herë bëjmë sek ajo mendon që unë po shtirem. Më thotë që nuk ndjen asgjë brenda saj. Pavarësisht kësaj nuk ngatërrohemi për këtë gjë, pasi kur bëjmë dashur nuk është pika kryesore në mardhënien tonë”.

3. “Kam mashtruar ndonjëherë. Unë dhe e dashura ime nuk përdorim prezervativë. Ndodh që ajo lodhet duke bërë seks dhe unë shtirem se arrita në orgazëm për të mos e bërë të ndihet në faj. Pastaj bëjmë gjëra të tjera ndërkohë që kur bëhet gati përsëri, më në fund mund të arrij realisht orgazmën time”.

4. “E bëj shpesh, pasi partnerja ime nuk ka shumë dëshirë për seks. Ndaj nëse nuk kam një orgazëm gjatë raportit, bëhet nervoze dhe mund të kalojmë një javë gjersa t’i kthehet dëshira përsëri. Nëse shtirem, të paktën bëjmë më shpesh seks. Kur jam në pozicion prapa saj nuk është e vështire, por gjërat vëshirësohen kur vjen puna tek seksi oral pasi nuk ekziton mundësia e mashtrimit”.

5. “Isha i lodhur dhe e dija se nuk do arrija kurrë. Edhe pse nuk ndodh shpesh, këtë gjë e kam bërë disa herë tashmë”.

6.”Jam shtirur sepse seksi me të ishte i tmerrshëm. Mund të kisha bërë çdo gjë tjetër veç të mos isha aty. Nga ana tjetër mendoja me veten, se nuk do ta shoh më”

7. “Më ka ndodhur disa herë sidomos kur mastubohesha tepër përpara raportit me të. Ndaj shtiresha sikur po përjetoja një orgazëm pasi nuk doja të mendonte që nuk isha i tërhequr prej saj, (në fakt isha vetëm pak i konsumuar)”.

PS. Djem, një këshillë: “Nëse e ndjeni që nuk ejakuloni dot, thjesht thuajeni”!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author