Nga Albina Deda Gjoci/ Pse po provokohet Opozita?

Analize Politike

-Në nje dite te ftohte janari Lulzim Basha mbushi bindshem zemren e kryeqytetit me qindra mijera protestues.
Por suksesi i Bashes dhe opozites mendoj se nuk qendron vetem ne masivitetin e pjesmarrjes pasi ndaj kesaj qeverie dhe Edi Rames shumica dermuese e shqiptareve kane krijuar nje urrejtje legjitime deri ne gerditje e cila eshte pa asnje propabilitet rikuperimi!
Suksesi me i madh i Bashes eshte menaxhimi demokratik deri ne detaje i kesaj proteste ne kushtet e renda social-ekonomike dhe psikologjike ne te cilat e ka katandisur vendin narkoshteti.
Por si rendom qe prej vitit 2013 me nje strategji te mirmenduar te hartuar ne laboratoret politike te ish Sigurimit te Shtetit Basha sulmohet me gjithe menyrat dhe provokohet paturpesisht!
Analiste e ish politikane te deshtuar te cilet dhe ushkurin e potureve e kane dorezuar ne zyren e Kryeministrise mbushin ekranet me thirrje histerike per gjoja urtesi te tepruar te Lulzim Bashes dhe mbeshtetesve te tij.
Po ashtu si Fatos Lubonja shume nga keta analistuce qe si minj jane kultivuar ne laboratoret e zinj politike kerkojne agresivitet duke e quajtur masen e demostruesve pa fryme e pa drejtim.
Ky eshte nje provokim i lexueshem dashakeq qe ka filluar ndaj kryetarit Basha qe prej vitit 2013.
Eshte nje kurth ordiner e konpiracion malinj qe Basha te bjere ne rrjeten e peshkatareve te se keqes.
Kjo nuk duhet dhe nuk do te ndodhe.
Z.Basha eshte nje lider europianist,modern dhe i kultivuar si dhe ka gjithe eksperiencen e duhur per te mos rene pre e kesaj strategjie.
Po ashtu PD-ja eshte nje fuqi politike qe nuk lindi prej dhunes dhe nuk mund te jete predikuese e saj.
Ajo eshte bima e pare politike e lindur per te mbrojtur principet themelore te lirise,demokracise dhe oksidentalizmit.
E per rrjedhoje nuk mund te vihet ne kandarin qe trumbetojne tellallet e Edi Rames sipas strategjise se ish krereve te policise e hetuesise politike Gramoz Ruci e Fatmir Xhafa.
Opozita dhe lideri i saj i kane mjaft te qarta si zemerimin e pa anë te qytetareve si dhe tmerrin qe po mbjell ne çdo fushe Narkoshteti.
Por po ashtu e kane te qarte se kjo situate e ngarkuar nuk mund te sherohet me mjete te dhunshme.
Ne ndryshojme rrenjesisht nga ata te cilet me 21 Janar droguan e stimuluan me para protestuesit duke angazhuar kontigjentet me te ndyra kriminale kunder institucioneve te shtetit.
Çdo pritje e stimulim i ketij veprimi per te cilin ka pasur mjaft investim eshte veçse provokim.
Kjo qeveri ka rene moralisht dhe politikisht njehere e mire dhe kurre nuk ka shans te ringrihet.
Kjo pranvere shenon dhe varrosjen politike te Narkoshtetit.
Kjo eshte aksiome dhe asnje lloj vertetimi e provokimi nuk mund ta devijoje.
Strategjia opozitare nuk do mbeshtetet mbi dhune apo konspiracione Soriste por mbi rezistence e perballje pa kthim ne fryme demokratike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?