Krijohet këngë për Pandeli Majko

Aktualitet

Pandeli Majko, ministër i emigracionit ne qeverinë Rama ka bërë një vizitë në Greqi për t’u interesuar për kushtet e emigrantëve dhe të drejtat e tyre. Kjo vizitë ka entuziazmuar shumë  shqiptarët te cilët i ngritën edhe këngë.

DILNI SE VJEN PANDELIU!

I
Ç’ ka Athina që gëzohet, bubullin dhe dëbon shiun?
Janë mbledhur emigrantët për të pritur Pandeliun!…
Shkëlqen qiell’ i Atikës, dridhen shkallët e avionit,
tek i zbret gjithë tangërllëk Ministri Emigracionit(?!)

II
Dhe buçasin brohorimat, sokëllimat e miletit.
Qasuni o shqiptarë, kot nuk vjen ky burrë i shtetit!…
Pa po, mblidhen grupe – grupe, krisin llafet, thashethemet,
“Shyqyr që na erdhi Pandi, të na zgjidhen tërë problemet!…”

III
Është ministër mor’ i dashur, ky, s’ i bie kot dybekut,
ky, po kërcëlliti dhëmbët, ja heq kompetencat grekut.
Nuk thua mirë që na erdhi, të papunë jemi, po rrimë,
nuk i japëm një duman, vëmë të marrëm Çamërinë?!…

IV

“Babam, ky s’ ta bo të gjatë, ky përdor forcën e bindjes…”
Djema, ky s’ është Pandi i parë, ky është Pandi i Rilindjes,
Nuk është më aj Pandeliu që gjëmonte brënda, jashtë!
Ia shikoni ato çelsa? – Janë të kasolles me kashtë!…

V
Zbriti Pandi në Athinë, Ministër për Emigrantë!
Po ku e ka ministrinë? – Tek shpellat me diversantë!
Piu kafe me sejmenë, konsuj e ambasadorë!…
Por nuk foli gjysmë llafi. Qaj moj Shqipëri e gjorë!…

VI
Ah or Pandi, të kuptoj! Do justifikuar rroga…
Kohë e trimërisë kaloi! E ka thënë dhe Nasho Goga!…

Arqile Garo

Janninë, janar 2018

(Autori është poet & përkthyes. Poezia satirike botohet me lejen e autorit)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?