Ja çfarë thonë mediat për Strakoshën pasi pësoi dy gola me Milan

0

Goli i parë i kuqezinjve ishte i parregullt pasi Cutrone shënoi me dorë, por as arbitri dhe as VAR nuk e vuri re. Pavarësisht humbjes mediat italiane i kanë dhënë komente të mira portierit shqiptar.

“Calciomercato” shkruan se “Strakosha në pjesën e parë realizoi 2 pritje fantastike pas goditjeve të Calhanoglu. Nuk mund të bënte asgjë për të shmangur golat e Cutrone dhe Bonaventura. Nota 6.5”.Ndërsa në një tjetër koment shkruhet: “Një lojtar i rëndësishëm me plot gojë. Dy pritje të mëdha në goditjet e Calhanoglu dhe asnjë faj në golat e pësuar”.

“Goal.com” i jep shqiptarit notën 6 duke shkruar: “Pa faj te golat e pësuar. Përgjigjet si kampion te dy predhat e Calhanoglu”.

“Lazionews24”, një portal pranë bardhekaltërve e vlerëson me notën 6.5. “Ndërhyrje të mëdha te goditjet e numrit 10 të Milanit, Hakan Calhanoglu. Nuk mund të bëjë asgjë te golat e kuqezinjve. Gjithmonë një siguri në portë. Një sfidrë mes numrave 1”.

“Roma Today” e vlerëson Strakoshën me 6,5 dhe shkruan. “Portieri shqiptar është tashmë një konfirmim. Inzaghi beson mjaft tek ai. Tregohet mjeshtër në dy goditjet e Calhanoglu. Nuk mund të bëjë asgjë te golat e Cutrone dhe Bonaventura”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author