Nga Elida Murati/ Për llafe jemi të vetmit.

Kur ndodh dicka e gjithe shoqeria shqiptare flet dhe shkruan. Sic thot nje shprehje per llafe jemi te vetmit. Perhere e me shume femra eshte ne rrezik dhe gjithmone ka frike te flasi, sepse e di cfare e pret. Kjo pike se pari fillon qe ne familje. Femra shqiptare mesohet qe s’duhet ti kthej fjalen burrit, s’duhet te ngreje koke as ndaj burrit, as ndaj familjes se tij. S’duhet te thote gje dhe nese e rreh burri , me pak fjale te jete thjesht nje zar qe mund ta hedhin sa ketej sa andej. Duke qen se mesohen me kete fryme, vajzat shqiptare struken shume ne vetvete dhe kurre nuk guxojne te ngrihen e te flasin, se do tju thone: ai eshte burri dhe ai e di.

Dhe kur burri pi alkol, luan bixhos, ngre dore kur tradheton, pergjigja eshte: c’ke ti se ai prap ne shtepi do vije, ku do shkosh ti qe do ndahesh. Te pakta jane ato femra qe marrin inisiativen te ngrene zerin dhe te kerkojne te drejten e tyre. Shumica qe e ka bere kete gje, ose eshte dhunuar keq, ose eshte vrare. Boll me me keto vrasje e me kete mentalitet nga meshkujt shqiptare. Ndryshimi nis qe nga rrenja, nga familja. Mashkulli duhet edukuar qe femra eshte e barabarte si ai e duhet mbrojtur edhe dashur e nuk duhet dhunuar, sepse nuk eshte nje objekt qe e leviz si te duash.

Por dhe femra duhet edukuar qe para jetes se saj. Askush dhe asgje nuk ka vlere kur hesht, ndaj duhet ta ngreje zerin dhe te kerkoje ndihme, sepse nje dite mund te jete shume vone. Gjeja me kryesore eshte qe cdo familje duhet ta mbrojvajzen, apo mbesen, apo dhe komshijen, e ti tregoje qe nese ka nevoje do ti kete afer ata/ato qe do e degjojne dhe do e mbrojne te drejten e saj.Secili nga ne duhet ta japi kete kontribut cdo dite dhe ne cdo lloj menyre.

Rezultate imazhesh për dhuna ndaj femres

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments