Eksplozivi në Lushnje, i vihet tritol makinës

Një automjeti në Lushnje i është vënë eksploziv mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur  në orën 23:45, në lagjen “18 Tetori”.

Policia thotë se mjeti tip “Volksëaken” në pronësi të shtetasit A.Sh 20 vjeç është dëmtuar lehtë mbi kofon me lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Mësohet se makina ishte e parkuar para banesës së të riut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ja çfarë thuhet në njoftimin paraprak të policisë

Në datën 22.01.2018, ora 23:45, në lagjen “18 Tetori” Lushnje, është dëmtuar lehtë mbi kofon me lëndë plasëse e dyshuar eksploziv, mjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit A.Sh, 20 vjeç, i cili e kishte parkuar mjetin para banesës.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments