Berisha: Bashkëpunimi i PD me LSI dhe çdo force në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Edi Ramës.

0

Gjatë një intervistë ekskluzive për Ora News, Berisha,  tha se protesta e 27 janarit do të jetë një leksion për kryeministrin Rama.

Ndiqni për më tepër intervistën:

Ilva Tare: Sali Berisha, 5 ditë përpara protestës së opozitës që do të mbahet të shunën në orën 12 çfarë prisni ju nga kjo protestë.

Sali Berisha: Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës, qeverisë së tij leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën masive të shpresës së shqiptarëve vecanërisht të të rinjve se ky vend mund të bëhet, largimin masiv nga Shqipëria, bllokimin e investimeve të huaja por edhe largimin e tyre nga vendi, varfërimin progresiv të shqiptarëve.

Ilva Tare: Çfarë ka ndryshuar sepse 6 muaj më parë shqiptarët votuan dhe bënë zgjedhjen e tyre, pse duhet tju bashkohen ju qytetarët?

Sali Berisha: Unë jam shprehur për zgjedhjet dhe ato që kam thënë unë prap i qëndroj. Asnjë nga ne nuk duhet të harrojnë se dhjetra apo qindra mijëra vota ishin vota kanabiste, ishin vota të atyre që mbollën bimën e krimit.

Ilva Tare: Po ato 200 mijë vota që i munguan PD nga zgjedhjet?

Sali Berisha: Asgjë nuk lëviz unë nga ajo analizë, por po them këto.

Ilva Tare: Pra këto vota që u blenë apo u vodhën do dalin të protestojnë me opozitën?

Sali Berisha: Jo, patë dy mekanizma aty, njëra ishte blerja direkt, por blerja tjetër ishte bashkëfajësia në mbjelljen e kanabisit në të katër anët e vendit. Ishte ai që quhej komplesk agrokanabist, i përbërë nga pushtetarë, deputetë, polic, fshatarë, roje bandit etj. Këtë Shqipëria nuk e kishte parë kurrë në histori. Zgjedhjet e qershorit kishin edhe këtë zë të dhunshëm. Çfarë faktuan zhvillimet e mëpasme? Ato faktuan se ajo që ne kishim denoncuar shumë kohë më parë se në Shqipëri po instalohet narkoshteti, u faktua Saimir Tahiri me dosje, atë që ne kishim denoncuar. Ishte bashkëpunëtor kryesor i bandës së Habilajve.

Ilva Tare: Gjykata nuk e ka akuzuar ende kështu?

Sali Berisha: Por Prokuroria ka dhënë prova në të cilën ai është i lidhur kokë e xhep i lidhur me atë bandë.  Kjo fakton se njëriu i ngarkuar për të luftuar kanabisin ishte direkt bashkëpunëtor, ishte pra shteti. Në këto kushte në çdo vend të qytetërurar, njerëzit kanë vetëm një vend rrugën dhe sheshin deri në përmbysjen e asaj qeverie.

Ilva Tare: Gjykata nuk e ka akuzuar ende kështu?

Sali Berisha: Por Prokuroria ka dhënë prova në të cilën ai është i lidhur kokë e xhep i lidhur me atë bandë.

Kjo fakton se njëriu i ngarkuar për të luftuar kanabisin ishte direkt bashkëpunëtor, ishte pra shteti. Në këto kushte në çdo vend të qytetërurar, njerëzit kanë vetëm një vend rrugën dhe sheshin deri në përmbysjen e asaj qeverie.

Ilva Tare: Çfarë duhet të ndodhë të shtunën që të jetë një protestë e suksesshme për opozitën?

Sali Berisha: Shifrat dhe numrat janë të rëndësishme. Pastaj se cili është drejtimi i protestës dhe cili do jetë rezultati i saj kjo do të duket në orët dhe ditët në vazhdim. Por fillimi, kjo qeveri duhet të zhytet në një ngricë të madhe, duhet të ngrijë këtë dimër. Mesazhi i protestës është që qeveria duhet të mbetet ne ngricën e dimrit.

Ilva Tare: Si duhet të jetë protesta? Ju si e shihni, do të jetë një protestë paqësore, ka nga ata që kanë frikë edhe për dhunë, sapo përkujtuam 21 janarin?

Sali Berisha: Autori i dhunës së 21 janarit është në pushtet. Ai solli, ishte shoferi që përplasi për muret e kryeministrisë njerëzit. Po marr një shprehje hua nga Ben Blushi, “ishte shoferi që theu derën e kryeministrisë…” Pra shoferi i pajisi me hunjë dhe mjete të tjera. Ata erdhën me një axhendë për të përmbysur një qeveri legjitime që nuk mund ta realizonin kurrë.

Ilva Tare: E ligjshme është edhe qeveria aktuale?

Sali Berisha: Qeveria aktuale qëndron mbi kanabisin, ky është problemi i madhe shumë.

Ilva Tare: E ligjshme, dhe e pranuar nga ndërkombëtarët

Sali Berisha: Nga partnerët ndërkombëtarë, kjo është një gjë…nuk di qeveri unë që nuk përfillet nga partnerët ndërkombëtare. Në përgjithësi rendi ndërkombëtar synon në një lloj ujdie.

Ilva Tare: Në gjykimin tuaj si duhet të jetë protesta?

Sali Berisha: Protesta e të shunës duhet të jetë leksioni më i hidhur i jetës së Edi Ramës. Kjo do të jetë protesta, atë qytetarët e dinë.

Ilva Tare: Pra masiviteti do tja japë këtë leksion

Sali Berisha: Këtë leksion qytetarët kanë mënyrat e tyre, por një gjë, Edi Rama  duhet të kishte ikur 40 herë deri tani me ato që po i bën shqitparëve. Rama po bën vjedhjet më të mëdha, vetëm afera e plehrave është aferë katastrofale. Ju do shihni shumë shpejt dokumentat në të cilat del implikimi i Edi Ramës si lukuni pas plehrave. Do shihni marrëveshjet e firmosura. Kërkon të ndërtojë inceneratorin pa asnjë lloj garancie, pa asnjë standard vetëm e vetëm që të vjedhin.

Ilva Tare: A do të ishte mirë që PD të dilte në këtë protestë, pasi të kishte bërë analizën e humbjes, riorganizimin e strukturave, është ky momenti i duhur që Basha të thërrasë njerëzit të dalin në protestë?

Sali Berisha: Zhvillimet që nga momenti kur filloi analiza dhe në vazhdim kanë qenë zhvillimet më dramatike të 27 viteve

Ilva Tare: Kjo është alibi apo arsye e vërtëtë?

Sali Berisha: Nuk ka ndodhur kurrë që një ministër i Brendshëm, ministri kryesor i shtetit të dalë se merret më trafiqe.

Ilva Tare: Dakord, por në kohën kur u bënë këto akuza nuk ishte më ministër

Sali Berisha: Jo, më keq akoma. Po çfarë ndodhi? Rama bllokoi drejtësinë dhe kjo ndodhi brenda një nate. Kjo ndodhi pasi ai e lëshoi njëherë komplet sepse duhej të vepronte drejtesia. Kur Tahiri i tha se unë do të bëj “Edmondantesin” ndaj secili që më ka lëshuar, pra hakmarrja e Dantes ndaj atyre që e burgosën. Ishte dosja e Xibrakës që i qëndron Ramës varur në qafë. Është dosja e CEZ., po kaq e madhe

Ilva Tare: Kështu thonë dhe ata për ju, dosjen e CEZ-it…

Sali Berisha: Po po, por vetëm një gjë. CEZ-, se e dëgjova kur i tha gazetari pse nuk i anulluat ato koncesionet e Berishës? A tha, na thanë që nuk mund të anulohen, sepse do të paguani fatura. Ka një gjë këtu: Çdo koncesion, ta dinë shqiptarët nëse janë shkelur rregullat dhe nëse ekzistojnë të dhënat minimale që ka pasur korrupsion në ligjin ndërkombëtar anulohet pa asnjë diskutim dhe ndëshkohet. Por CEZ ka një histori tjetër. Arbitri ndërkombëtar i tha Ramës që kjo çështje fitohet ndaj kompanisë çeke dhe që kompania çeke jo që nuk do të marrë dot 120 mln sa mori, por do të detyrohet të paguajë qeverinë shqiptare me fatura 620 mln dëme dhe detyrime që ka. Kurse Rama e la arbitrin ndërkombëtar. Aferat e Edi Ramës, afera e plehrave, afera e Vilma Nushit janë një breshëri aferash.

Çfarë ndodh tani? Na thotë që do bëjë aeroport! 93 milionë. Ne kemi marrë ofertë për aeroportin e Sarandës për 12 milion për të bërë pistën dhe kullën. Hajde ta supozojmë se kanë kaluar vite dhe ky çmim është 2 herë më i madh. Por si mund të jetë çmimi 8-10 herë më i madh.

Ilva Tare: Ky është investim që nuk do ta bëjë shtetit shqiptar do ta bëjë një kompani e huaj

Sali Berisha: Po ai çmim cfarë është? Kush do ti paguajë ato para?

Ilva Tare: Investitori

Sali Berisha: Jo, i paguan qytetari shqiptar. Ai është koncesion që derisa ti plotësohen 93 milion ai do marrë çdo të ardhur nga ai aeroport.

Ilva Tare: Ka një ngërç të ngritjes së institucioneve të drejtësisë, ka folur ambasadori Lu për Zërin e Amerikës ka thënë futjuni punës, mos gjeni fajtorë të jashtëm për një reformë që nuk po bllokohet nga SHBA dhe BE. Kush po e bllokon?

Sali Berisha: Fatmirësisht Maskat ranë. Ka një kohë të gjatë që bëhet një ballo me maska. Maskat ranë. Shqiptarët patën mundësi në një har kohor të shkurtër të faktojnë atë që  kemi thënë që Rama ka vetëm një qëllim të bëhet kryegjykatës dhe kryprokuror i vendit. Faktikisht pasi u bë krye prokuror me nenin që sjell në parlamenti Rama bëhet de facto kryegjykatës.Sipas këtij neni, do jetë Edi Rama ai që do përcaktojë

Ilva Tare: Në çmënyrë se këto i zgjedh parlamenti, nuk i zgjedh Rama

Sali Berisha: Po kush e kontrollon shumicën?  E kontrollon Basha! Këtu gjithcka përmbysi rregullorja.

Ilva Tare: Këto akuza zoti Berisha duhet të shkojnë në drejtësi

Sali Berisha: Po te cila drejtësi?!

Ilva Tare: A do ndërohet një drejtësi tjetër?

Sali Berisha: Nëse mendohet që të ndërtojmë drejtësi me delikuent…

Ilva Tare: Kush është delikunet?

Sali Berisha: Njerëz të dënuar që kanë fshehur… pse të mos i besoj unë dëeputetëve dhe dalin para mediave dhe japin dokumentat për ata që janë propzuar aty.

Ilva Tare: Zoti Hazizaj tha se nuk kam qenë në dijeni

Sali Berisha: Unë nuk përmenda emra, por nëse tjetri del se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit…ore nese thotë se jam dënuar 2 herë dhe skam pasur dijeni është tjetër problem. Çdo gjë mund të thuhet sepse Edi Rama ka instaluar sistemin e mashtrimit, ka të drejtë ai njeh kryeministrin.  Ky është një batak dhe në këtë batak reformën e futi Edi Rama. Pasi e futi në batak duke bërë ndryshime të ligjit në rapor me kushtetutën tani si goditje mëshire solli më në fund ndyshimin e rregullores së parlamentit.

Ilva Tare: Pse duket sikur qendrimet e nderkombetareve persa i takon reformes ne drejtesi jane me afer mazhorances, nderkohe edhe zgjedhjen e Arta Markut e kane mbeshtetur

Berisha: Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë shume interesante. Thote se politikanet shqiptare per problemet e tyre qe krijojne, fajesojne te huajt. Është e vërtetë kjo, është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron kjo ne kete rast! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë, ata të cilet investuan te gjithe potencialin e tyre qe në draftin e parë që e përmbysi Venecia. Janë mbështetës së fuqishëm te draftit te dyte.

Ilva Tare: Pra ju vazhdoni mendoni se ata mbeshtesin Edi Ramen?

Berisha: Absolutisht janë palë me Edi Ramën, sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë kush te doje e te ulemi e të diskutojmë keto qe themi. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA. Ai eshte miku yne kryesore. Ne qendruam aq fuqishem per pabesine historike qe Rama beri ndaj tyre. Por e verteta eshte kjo, qe nese ben memo pa te kerkuar njeri duke injoruar totalisht opoziten, ketu vetekuptohet qe je bere pale mbi pale me qeverine dhe kete e ke bere per arsyet e tua

Ilva Tare: Si e shihni bashkëpunimin me LSI?

Sali Berisha: Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Edi Ramës. Kemi një vend nga i cili duhet të marrin ca shembuj dhe ky vend është Rumania. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti. Nëse do guxonte dhe guxoi në një farë mënyrë, qeveria socialiste rumune e ngërthyer në skandale guxoi të përpiqej për të ndryshuar ligjet. Por Bukureshti u mbush me protestues.

Ilva Tare: 4 vitet e para të Bashës në krye të PD e kritikonin për dualizim me ju, tani po e kritikojnë për dualizimin me LSI. Ju si e shihni këtë, frymëzon Basha pas 5viteve në opozitë?

Sali Berisha: Unë gjykoj se akuzat se kishte dualizën me Sali Berishën ishin hamendje të gabuara të njerëzve, sepse Sali Berisha nuk kishte dhënë dorëheqjen me dy mendje, por në mënyrë përfundimtare. Kurse bashkëpunimin me LSI nuk e shoh si dualizëm, këto janë forca politike opozitare të një spektri politik të ndryshëm dhe kanë mbështetësit e tyre. Bashkëpunojnë kundër një qeverie që është rrezik kombëtare dhe kjo është një gjë shumë pozitive.

Ilva Tare: i ka ndryshuar këshilltarët mizerabël zoti Basha?

Sali Berisha: Këshilltarët janë gjithmonë zgjidhje personale.

Ilva Tare: Dakord, por ju i keni quajtur mizerabël, ata të zgjedhjeve të paktën

Sali Berisha: Ata ishin këshilltarë që u morën me studimin e grupeve elektorale, të grupeve të qytetarëve të pavendosur. Në fushatën elektorale të gjitha pollet u mbështetën tek ky grup.

Ilva Tare: Qenkeni tërhequr pak nga akuza e dikurshme?

Sali Berisha: Jo, unë nuk jam tërhequr. Probelemi i tyre, ata janë të nderuar në vendin e tyre.

Ilva Tare: A ka nevojë për këshilla zoti Basha?

Sali Berisha: Çdo njeri ka nevojë për këshilla. Këshilla ime nuk mungon kurrë për aq sa më kërkohet.

Ilva Tare: Iu ka kërkuar

Sali Berisha: Ka raste që po

Ilva Tare: Për protestën e 27 janarit të ka kërkuar ndihmë?

Sali Berisha: Ndihmë jo, por unë e mbështes këtë protestë. Thirrja ime është për pjesëmarrje sa më masive dhe do jetë një protestë e jashtëzakonshme.

Ilva Tare: Çfarë do ta bëjë të jashtëzakonshme?

Sali Berisha: Do të jetë multidimencionale si protestë. Rama do të shohë vështirësi atë ditë. Ai tha që do jem, mirë bëri.

Ilva Tare: Do të jetë një protestë që do të zgjasë?

Sali Berisha: Aty ka një taktikë që do ta përcaktojnë drejtuesit.

Ilva Tare: Zotin Basha e keni takuar këto ditë, sot?

Sali Berisha: Sot nuk e kam takuar, por e kam takuar këto ditë.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author