Nga Elida Murati: Ku dreqin po shkojmë ?!
Ku dreqin po shkojme ?! Edhe ne kete kohe vazhdojme me mentalitetin maskilist shqipetar. O e imja, o e askujt tjeter. Jeta e nje vajze te re u pre ne mes nga dora e dikujt qe syte i ishin errur nga xhelozia dhe mentaliteti i vjeter shqipetar.
Per nje moment ai ka menduar se ka pasur gjithe boten e saj ne duar, e ka menduar si placken e tij e te bente me te c’te donte, e gjithashtu se ajo ishte vetem e tija. Duke e ditur mire fundin e tij vret dhe veten. Uroj qe ai te mbijetoj sepse vdekjen nuk ia urojm askujt. Jam e sigurt qe te gjithe jane kureshtare per te ditur pse ai e beri kete gje. Çdo dite e me shume femrat jane te rezikuara ne kete vend. Eshte shume e veshtire qe mentaliteti i vjeter te shkulet njehere e mire nga mendja e shqiptarit.Kemi shume rruge per te ber derisa te arrijme te kuptojme qe gjithsecili nga ne eshte i lire te bej ç’te doj dhe te bej ate ç’ka ndjen. Nuk mundemi ta mbajme nje njeri me zor.
Ne nuk jemi askush per ti marr jeten dikujt tjeter. Nese ai /ajo person qe duam eshte i/e duhur per ne do jete perkrah nesh, por nese jo ai/ajo do te largohet dhe ne duhet ta leme te lire per te pare eshte per ne apo jo. Uroj mos te degjojme me te tilla vdekje sepse eshte nje nder plaget me te renda te vendit tone.
Në foto djali qe qelloi mbi vazjen 21 vjeçe: