Rajoni

Vuçiç në Kosovë: I porosisë shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët

Aleksandar Vuçiç, ka nisur vizitën në Kosovë nën masa të rrepta sigurie. Stacioni i tij i parë ishte, manastiri i Banjskës, ku ai foli edhe për mediat. Si një nga arsyet që u proklamua zyrtarisht për këtë vizitë të shpejtë të Vuçiçit në Kosovës ishte vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, dhe pikërisht për këtë ngjarje ai foli së pari përpara gazetarëve.

Vuçiç, kërkoi të punohet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, duke shtuar se ky rast e ka trishtuar shumë Serbinë. Gjithashtu ai nëpërmjet mediave lëshoi  edhe një porosi për shqiptarët e Kosovës.

“I porosisë shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin”, tha Vuçiç

Presidenti i Serbisë, do të qëndrojë për vizitë njëditore dhe sipas axhendës së publikuar, pas vizitës në mnastirin e Banjskës, do të zhvillojë një takim në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?