Panik në avionin e futbollistëve shqiptarë

0

Udhëtimi nga Stambolli drejt Tiranës ka krijuar jo pak frikë dhe panik në avionin ku udhëtonin futbollistët e Partizanit dhe Luftëtarit, të cilët janë kthyer nga Turqia ku organizojnë fazat përgatitore.
Sikurse shkruan “Panorama”, fillimisht ekipet shqiptare, kanë përshkruar internerarin Antalia-Stamboll, më pas janë nisur nga Stambolli drejt aeroportit “Nënë Tereza”.
Mësohet se gjatë kthimit për në Shqipëri, për shkak të errërave të forta dhe rreshjve të shiut, avioni ka pasur turbulenca, duke krijuar ankth dhe panik.
Fillimisht lojtarët e kanë marrë me batuta këtë pjesë, duke deklaruar se rruga qënka më gropa, më pas situata është bërë serioze dhe disa persona kanë kaluar në gjendje të fikti dhe kanë lëshuar ulërima. Kjo situatë zgjati për rreth 15 minuta dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë më pas. Skuadrat mbërritën në Shqipëri në orën 22:00.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author