Nga Enver Bytyçi/ Dhjetë fëmijët viktima të materinetit si statistika, një mësuese me kancer gjiri si model i “humanizmit” të zotit kryeministër.

0

Kryeministri u nis për në Rrëshen. Rrugës kishte në mendje se çfarë roli do të luante në takimin e radhës. Fantazoi skena reale, si do ta shfrytëzonte për performancën e tij qeverisëse ankesën e planifikuar të radhës . Mësuesja me kancer gjiri ishte ftuar që t’i ankohej atij. Ajo ndoshta nuk e dinte skemën, por kryeministrit ia dha shansin që fatkeqësitë e shqiptarëve për fajin e tij t’i kthente në favor të pushtetit të tij. Ai ishte i bindur se në atë takim do të arrinte maksimumin e pritshmërive sa i përket përfitimit mediatik. Do shitej si një politikan “human”, që i “dhemb shpirti e barku” për hallet e shqiptarëve.
Paralelisht më ankesën e mësueses për një sëmundje shumë sensitive, në maternitet kishin vdekur dhjetë foshnja, sepse mungonin ikubatorët. Ankesa po vinte në momentin e duhur, pikërisht për një çeshtje, për të cilën zoti kryeministër mburret çdo ditë. Kështu ai ankesën e mësueses e shrytëzoi me mjeshtëri që ta sfumojë lajmin për humbjen e dhjetë jetëve për fajin e tij. Ajo ngjarje duhej sfumuar mediatikisht. Pronarët mercenarë të medias në Shqipëri ishin gati të “lëpinin lugun” e kryeministrit, e t’ia thanin djersët që i shkuan nga ajo që ndodhi në maternitet.
Më pas kryeministri me skenarin e famshëm u serviri këtyre mercenarëve një vidieo me mësuesen e sëmurë nga kanceri i gjirit. “Nuk ka rëndësi sa njerëz vdesin, kur janë shumë ata janë thjesht statistika”, kujton kryeministri thënien e famshme të diktatorit sovjetik, Josif Stalin. Ndërsa kur merresh me jetën e një njeriu, atëherë bën efektin bum në opinion. “Humanisti” kryeministër me shoun e radhës fshehu një krim makabër, vdekjen për fajin e tij të dhjetë fëmijëve të porsalindur. Ndërsa me videon që shfaqi lehtësoi veten si dhe mercenarët e tij të medias, sepse njerëzit “do të harrojnë” shpejt. Ato dhjetë viktimat bebe, të mbajtura në errësirën e lajmit, thjesht kanë tronditur dhjetë nëna, dhjetë baballarë si dhe familjet e tyre. Bota kur nuk e mëson dhimbjen e tyre, nuk ka pse shqetësohet. E nëse nuk shqetësohet bota, atëherë na mbahet mirë me shëndet dhe me humor kryeministri ynë shoumen.
Megjithatë ka nga ata që i kujtojnë kryeministrit se me veprimet e tij prej shoumeni bën gjithashtu autogol. Genc Sejko psh e vuri në siklet shefin e ekzekutivit kur pa videon me mësuesen e keqpërdorur, kur shkroi pyetjen therëse: “Nëse shëndetësia është falas, dhe reformat e qeverisë tuaj kanë patur sukses, pse i duhet ndërhyrja juaj”. Ishte rast i rralë, kur Edi Rama nuk reagoi.
Çdo reagim vetëm se do ta nxirrte jashtë rolit të tij prej aktori. Dhe në këtë rol ai ngjan mot a mot me diktatorët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author