Itali: Sekuestrohen 1.5 tonë hashash dhe 10 kg heroinë

Aktualitet

Policia italiane ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 1470 kg hashash dhe 10 kg heroinë, ndërsa u arrestuan 3 persona.

Kjo konsiderohet ndër sasitë record të sekuestruara nga policia italiane, ndërsa vlera e drogës në treg, nëse do të shitej kapte shifrën e 8 milionë euro.

Droga është zbuluar në një fabrikë çimentoje në Carini, Palermo, ndërsa janë arrestuar pronarët e fabrikës, shtetas Italian, si dhe drejtuesi i një kamioni.

Sipas mediave italiane,lënda narkotike ishte e paketuar në 49 pako, ku secila peshonte 30 kg.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?