Nga Endri Hasa/ Janari i 27 dhe 27 Janari

Aktualitet Te tjera
Të dashur miq,
27 vjet më pare, qytetarët e Elbasanit, vendit të kulturës dhe mençurisë, u bashkuan për tu bërë pjesë e historisë duke themeluar degën e Partisë Demokratike në Elbasan.
27 vjet më parë PD u themelua si bashkim i vlerave, bashkim i njerëzve qe donin lirinë, bashkim i njerëzve që e donin Shqipërinë si gjithë Evropa. Kujtoj gjithmonë me nostalgji godinën e parë të selisë se degës Elbasan. Në zyrat e asaj selie, nisi edhe pasioni im për teknologjinë, paralelisht me angazhimin në PD.
Kjo dege ka patur gjithmonë njerëz me vlera dhe kontribute, ndaj sot në radhë të parë është një dite reflektimi dhe falënderimi për kontributin dhe sakrificën e të gjithë atyre njerëzve që me pasion dhe dashuri kanë punuar për PD, kanë punuar për një të ardhme më të mirë për Elbasanin.
Por sot, njësoj si 27 vjet më pare, vendi është përsëri në dorën e një pushteti arrogant të cilin nuk e dallon më asgjë nga diktatura. Prandaj miqtë e mi , arsyet për ta kthyer 27 janarin në një ditë të madhe të demokracisë, në një ditë të njerëzve, të qytetarëve, në ditën e atyre që janë nëpërkëmbur, janë të shumta, janë ulëritëse dhe i gjejme në tryezat tona, në xhepat tane.
I gjejmë tek të afërmit, miqtë, tek kushdo që prej 5 vitesh, jeton çdo ditë e më keq. Arsyet i gjejmë tek besimi i vrarë dhe dëshira e shumicës së njerëzve për të ikur nga ky vend. Është fakt se gjatë (keq) qeverisjes së Edi Ramës gjërat jane përkeqësuar, që gati gjysma e shqiptarëve, gjysma jonë, e njerëzve që njohim e takojmë çdo ditë, nuk paguajnë dot as dritat dhe ujin. Kjo nuk është një statistikë, nuk jane numra por është gjendje reale dhe e prekshme. Qytetaret e Elbasanit dhe te gjithe Shqiperise nuk po jetojnë por po mbijetojne. Sigurimi i ushqimit eshte kthyer ne lufte te perditshme. Arsyet për të protestuar i gjejme në çdo aspekt të jetës, dhe sidomos nese hedhim syte nga femijet tane dhe e ardhmja qe do deshironim per ta.
Ndoshta ne mund te mos e perceptojme si shkaktarin kryesor, por zgjedhjet jane fajtori dhe faktori numer nje i gjendjes ku jemi katandisur, sepse nga aty buron gjithcka. Nga zgjedhjet e vjedhura e të blera te Edi Rames buron pushteti per një grup njerëzish dhe mjerimi për shumicën tonë. Ne botën e Edi Rames dhe të miqve të tij nuk ka ankesa dhe halle sepse ata e shtojnë pasurinë çdo ditë në kurriz të shqiptareve.
Meraku i fundit i Edi Rames ishte te behej Prokuror dhe Gjykatës, mbi ligjin dhe mbi kushtetutën, të bëhet i paprekshëm. Skamja, mjerimi dhe hallet e njerezve nuk e shqetesojne aspak. Por Edi Rames i ka shpëtuar diçka: Bashkimi i njerëzve kundër së keqes. Bashkim që po ndihet kudo, në çdo fshat, qytet e cep të Shqipërisë .
Më 27 janar populli do i tregoje qe ka një forcë superiore mbi gjithë kalkulimet, djallëzitë dhe hilet e tij. Asgje smund ta ndale bashkimin e qytetarëve per një kauzë të drejtë. Të dashur miq Sic fakton edhe OSBE-ODHIR, Edi Rama arriti ta mbaje pushtetin me 25 qershor me paligjshmëri, me blerje vote, kërcënim të qytetarëve dhe në aleancë me krimin.
Ky kryeministër nuk ka reflektuar qoftë edhe për një sekonde të vetme, refuzon të kujdeset per qytetaret dhe per hallet e tyre. E vetmja gjë që ai di te bëjë është të shkelë ligjin, kushtetutën dhe qytetarët e vendit.
Elbasani nga qyteti i dijes dhe i kulturës qe njihej me pare, sot ka marrë damkën e qytetit të Bandave.
Po kjo ka një zgjidhje! Ejani të bashkohemi me 27 janar, në orën 12 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ti tregojmë se kur shkel mbi qytetarët, kur I varfëron ata, nuk ka para, forcë, oligarki e organizatë kriminale që të mban në pushtet.
Bashkohuni më 27 janar, që ti tregojmë bandës ne pushtet qe asgjë nuk mund ti ndale qytetarët, askush nuk mund ti ndalë shqiptaret ne betejen per drejtesi, punesim dhe integrim.
Fotografia e Lavdosh Demaj
Fotografia e Lavdosh Demaj
Fotografia e Lavdosh Demaj
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?