Naftëtarët/ Do hedhim në erë uzinën nëse vjen Besua.

Aktualitet

’Do hedhim uzinën në erë”, ky është paralajmërimi i fortë që kanë bërë sot naftëtarët e ARMO-s. Ata shprehen se disa përfaqësues të sindikatës po bëjnë lojë të pistë duke dalë në mbështetje të qeverisë dhe të biznesmenit Besnik Sulaj.

Naftëtarët thonë se sindikata është duke bërë lojën e biznesmenit Bensik Sulaj, ndërsa apelojnë që kryeministri i vendit Edi Rama të japë zgjidhje, dhe jo ti çojë drejt vëllavrasjes.

‘’Sindikata po vazhdon ende të bëjë lojën e hajdutëve si Beso Sulaj. Me paturpësinë më të madhe sot u shfaqën duke thënë se Irtc ka lekët të blejë naftën që të punojë uzinën. Nga ana tjetër IRTC u shpreh në ministri se do marri kredi për të na dhënë pagën.

Naftëtarë, Irtc ka ndërprerë kontratat e punës gjoja që në 18 dhjetor.( pala që e prish kontratën në mënyrë të njëanshme , shlyen të gjitha detyrimet që përmban kontrata ) naftëtarë , sindikata thotë: se nuk i paguan detyrimet e prapambetura , firma qëe punon uzinën.

( neni 138 , pika 2 e detyron qe t’i paguaje) naftëtarë sindikata thote se kur te fitojme gjyqet do ja dergojme shtetit per 15 % qe shteti ka ne zoterim ( pra loja qe keta hajdute sot te na japin 15 % te ketyre pagave ) naftetare, Beso Sulaj ishte hajduti qe vodhi sigurimet e naftetareve te rafinerise se fierit per periudhen qe punoi u.p.n. Fier.

Vodhi 3 paga te korrik-gusht-shtator 2016 te naftetareve te uzines se ballshit dhe oret teper. naftetare kur kjo firme hajdute ka leke per te blere naften pse na detyroi ne te shkonim ne tirane ne kembe?

Sindikata e shitur thote se ata kane bere protesta per pagat e cdo muaji , kur ata hajdutosindikate fshiheshin kur vinte data e pagave.

Naftëtarë , IRTC  e ka marrë prokuroria dhe kerkon ta mbroj sindikata me genjeshtra ndaj nesh. Naftetare te gjithe bashke. Pa u dhene pagat dhe sigurimet e prapambetura, uzina nuk do punoje. Hajdutet si Beso Sulaj nuk do shkelin kurre ne uzine. Te gjithe naftetaret bashke”, shkruajnë naftëtarët në reagimin e tyre.

“Ne do bllokojme gjithçka nëse Beso Sulaj shkel në atë uzinë. Shteti do të na fus në vëllavrasje. Shteti duhet të ndal menjëherë këtë lojë të piste qe po na bënë.

Ne do hedhim uzinen në erë, nese ata qe na shkelen dhe na shtypen si Beso Sulaj , te vijne serish ne uzine. Kryeministri te jap zgjidhje jo vrasese. Do te jete pergjegjesia direkte e kryeministrit Rama per ate qe do te ndodh”, shkruajnë më tej naftëtarët. /FaxNews

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?