Mjekët: Mos e mbani tështimën

0

Nëse ndjeni se po ju vjen për të tështirë, kudo qofshit dhe për çfarëdo arsye, në asnjë mënyrë mos e bllokoni hundën.

Një 34- vjeçar nga Britania përfundoi në spital me një vrimë në fyt, kjo për shkak të presionit që i ishte shkatuar nga mbyllja e gojës dhe e hundëve. Pacienti kishte tentuar ta bllokonte tështimën. Ai u paraqit me dhimbje të forta dhe në pamundësi për të folur apo ushqyer, gjë që u bë e mundur vetëm falë një tubi.

I shtruari u mbajt një javë në spital dhe mjekët thanë se vrima e shkaktuar është e keqja më e vogël. Presioni i lartë mund t’i kishte marrë jetën.

”Mbajtja e tështimës mund të shkatojë bllokim të ajrit midis mushkërinjve apo shpërthim të gjakut në tru”,-thanë mjekët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author