Tension në veri të Kosovës, Policia kërkon vrasësin e Ivanoviçit

Rajoni

Oliver Ivanoviq, është sulmuar me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës nga një veturë në lëvizje. Kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla, ka konfirmuar që Ivanoviç nuk u ka mbijetuar plagëve.

Nga Deutsche Welle.

Tash për tash policia nuk i di autorët e sulmit sikundër nuk i di motivet. Pak minuta pas atentatit, policia tha se jo shumë larg vendit të ngjarjes ka gjetur një veturë të djegur nga e cila dyshohet të jetë qëlluar Oliver Ovanoviq. Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se në pjesën veriore të Kosovës mund të ketë sulme, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin vizitat në këtë pjesë të Kosovës. Zëvendësshefi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka deklaruar për mediat lokale se policia është duke kontrolluar të gjitha zonat në veri, në përpjekje për të gjetur sulmuesit.

Beogradi ndërpret dialogun në Bruksel?

Mediat serbe njoftojnë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vendosur që menjëherë të ndërpritet dialogu teknik i vazhduar sot në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka kërkaur që delegacioni serb të kthehet në Beograd. Vuçiq ka njoftuar se për shkak të gjendjes së sigurisë në Kosovë, do të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë në Beograd. Gjendja në veri të Kosovës është e tendosur. Media lokale njoftojnë për krijimin e tollovive në disa zona – në vendin e vrasjes së Ivanoviqit dhe në afërsi të spitalit ku është dërguar trupi i tij dhe ku kanë dështuar të gjitha përpjekjet për reanimim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?