Poezi ‘Me shi lotësh ajrin ta puth’-Poezi nga Adela Hoxha. 16 Janar, 2018 Sprint.al 117 Views ADELA HOXHA, ajrin, lotesh, poezi, sprint.al, ta puth FacebookTweetPinEmail PUTHJET Puthjet e hutuara gjejnë një strehëz shiu, Vetëtima mos t’i tremb kollitet sa i sheh, Në qiell mbeten shtegtarët ardhur nga veriu, Ndërsa një grerëz me gjysëm kokërr rrushi u deh! ———————————— E HIRTE DITA E hirtë dita kët’ mengjes, As diell, as ajër nuk përcjell. Mendim i zbehtë mbërthyer grykësh, Nje çast tek ti nuk po më sjell. E hirtë dita, të hirta mendimet, Të mjegullta fjalët që dot s’më dalin. Në rrugicat e kujtimit jeton ngrohtësia, E buzëve të tua që vdekjen ngjallin. AI…AJO… Ai, fshinte buzët mbi qafën e saj, Ajo, epshin fustan zjarr ngjitur me trupin. Ai, fërshëllente një melodi të marrë, Ajo, griste ndjenjat e qepte turpin! Ç’MË DUHEN. Ç’më duhen ca bojra të ndezura fytyre, Makiazhe luksi në trup te ftohtë qivuri?! Unë dua natyralen, aromën e asaj lekure. Aty ndizet si stralli e lëshon zjarr burri! A.H ME SHI LOTESH AJRIN TA PUTH E dua të akullt mbi pëllëmbën e nxehtë, Me shi lotësh ajrin ta puth. Me vrapin e kohës të më kap, Aroma ime ti fshihet në trup. E dua, si dikur më donte tërbuar, Kur zjarrin shuante e tjetrin ndizte vetëtim. E dua si thurte ëndrrat harruar. E dua të dergjet mbi trupin tim! ———————————— ©Adela/January 2018 NGA FRYMA JOTE KEQ U DEHA Mendimet bërë qull me shi, Vrapojnë te futen nëpër streha, Po brenda meje gjendesh Ti. Nga fryma jote keq u deha! …. Ashtu të dehur rrimë gjatë, Mbështetur kokën gji më gji. S’dallojmë në është ditë a natë, Në është diell, a bie shi. NË STREHËZËN KU KOHA PIKONTE U mundova ti kthej akrepat e orës sërisht, Në strehëzën ku koha pikonte frymëmarrjet. Askënd nuk gjeta çuditërisht, Një psherëtimë akulli që thahet dritaresh! —————— Total 0 Votes 0 0 Tell us how can we improve this post? Captcha: + = Verify Human or Spambot ? FacebookTweetPinEmail