Kryemadhi: Edi Rama ka destabilitet mendor

Aktualitet

Kryetarja e LSI në një konferencë shtypi këtë martë, foli për keqqeverisjen e Edi Ramës dhe krimin e organizuar që po bashkëpunon me kryeministrin. Ajo foli për varfërinë e njerëzve të thjeshtë dhe oligarkinë e cila ka kapur kryeministrin. Në lidhje me protestën e 27 janarit Kryemadhi tha se do të protestohet kundër kryeministrit që ka kapur krejt pushtetet. Protesta do jetë qytetare, por nëse na provokojnë do marrin përgjigjen e duhur.

Monika Kryemadhi theksoi se Edi Rama ka destabilitet mendor dhe duhet kuruar, por edhe rrëzuar, pasi është rrezik kombëtar. Kjo është akuzë e rëndë ndaj kryeministrit. Kryeministri është edhe mashtrues, shtoi Kryemadhi, ndaj duhet ta rrëzojmë me çdo kusht.

Më pas ajo tha se Rama mori SHISH, prokurorinë, e tani po merr edhe futbollin. Opozita duhet ta ndalojë këtë aventurier që po shkatërron vendin dhe nuk duhet ta lemë atë ta çojë Shqipërinë në destabilitet, vazhdoi Kryemadhi.

Në lidhje me reformën në drejtësi ajo shtoi se reformën po e gllabëron Edi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?