Jurgen Uldedaj do të ngjitet në ring më 3 Shkurt

Uldedaj, do të ngjitet përsëri në ring në Sportarena in Halle Gjermani, por kësaj radhe me një përgjegjësi e rëndësi më të madhe,për të luftuar për titullin “German International Cruiserweight”.

Uldedaj do të vij në këtë përballje të parë për titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesionist, ai do të boksoj për herë të parë në dhjetë raunde.

Kundërshtari i ti është Jakub SYNEK, boksier Çek (33 vjeçar) me shumë përvojë edhe në boksin amator, me një bilanc prej 8 fitoreve pa asnjë humbje në karrierën e Tij si profesionist.

Me mbështetjen e promotorit Ulf Steinforth dhe nën drejtimin e trainerit tim, të mirënjohurin Dirk
Dzemski, jam përgatitur shum, për ta fituar këtë titull të rëndësishëm për ti hapur rrugë titujve të tjerë, Europian e Botëror theksoi Uldedaj.