Rama: “I bëj thirrje këtyre të pasurve, mega gënjeshtarëve që të mos luajnë me zjarrin, pasi do t’i demaskojmë publikisht

Aktualitet

Kryeministri Rama deklaroi nga Lezha se konsumi i ujit nuk paguhet nga bizneset, madje edhe nga hotelet në mes të Tiranës.

“I bëj thirrje këtyre të pasurve, mega gënjeshtarëve që të mos luajnë me zjarrin, pasi do t’i demaskojmë publikisht-deklaroi Rama.

Qveria është e vendosur  për t’i shkuar deri në fund reformës së ujit, ndërsa tha se përmes vendimit të qeverisë të miratuar dje, mbrohen shtresat në nevojë në lidhje me vendosjen e matësave të ujit. Vendimi parashikon që disa kategori do të përfitojnë falas matësat.

Ka hotele në mes të Tiranës që vjedhin nga sistemi i ujësjellësit dhe thonë se furnizohen me pus. Sikundër ka fshatra turistikë që shfrytëzojnë rrjetet e ujësjellësit dhe gënjejnë duke thënë se shfrytëzojnë puset.

Ka fabrika që bëjnë të njëjtën gjë. Ndaj unë i bëj një thirrje të gjithë këtyre, që janë të pasurit e Shqipërisë, që të mos luajnë me zjarrin, të mos gënjejnë, të shlyejnë detyrimet, pasi përveç se do të përballen me ligjin, do të demaskohen publikisht”, tha Rama.

Kryeministri nuk përmendi emra konkretë mbi ata që solli si shembull të abuzimit me ujin e pijshëm, por përdori të njëjtën gjuhë dhe paralajmërim si ajo e 4 viteve më parë kur nisi aksionin për energjinë elektrike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?