Nga Adriatik Riza Dosti/ Fino- larg duart nga futbolli shqiptar.

Bashkim Finon e kam njohur nga afer e personalisht vetem ne ate kohe kur erdhi i propozuar e i rekomanduar nga nje zot e di se prej kujt….. si Kryeminister i Qeverise se Stabilitetit ne vitin e mbrapshte shqiptar 1997..

Si per koincidence te fatit e te historise sone …erdhi nga Gjirokastra [andej nga na kane ardhur fatkeqesisht edhe Enveri po edhe Fatos Nanua apo edhe Kadareja i tyre ].. dhe nisi te strapacohej dukshem per tu bere sa me shpejt te ishte e mundur qytetar Tirane…

Nuk me pelqeu kurre sepse reth vetes mbante disa ”trima e te forte”…Bodigarde medek…qe e ruanin se mos i ndodhte gje…apo edhe per ti dhene vetes gjoja me shume rendesi ,seriozitet e pompozitet..

Qe te jem i sinqerte me kedo…ky lloj tipi..arrogant, pordhac, mendjemadh , kunjaxhi e kapadai..nuk me ngjiti asnjehere….shto ketu edhe faktin tjeter se emri i tij perflitej goxha si Kreu i kontrabandes se cigareve ne linjen Greqi – Shqiperi e shume ”tregetare te njohur duhani” e shoqeronin jo rralle tek vinte pinte kafe jo pak here tek Bar-Kafeja e tribunes se st.Qemal Stafa….ku rrinim zakonisht nje pjese jo e vogel e jona..e gazetareve sportive …

Kerkonte ne forma te ndryshme ti imponohej gjithkujt se coc ishte ..kur ne fakt nuk ishte askushi..pervecse nje ish kryetar bashkie i nje qyteti 300 km larg Tiranes dhe qe emrin dikushi edhe mund t’ja kishte degjuar por fytyren s’ja kish pare kurre ..lere me pastaj ta njihte personalisht…

As me ka bere gje dhe as i kam bere gje …pervecse nuk ja harroi dot tangerllikun provincial qe i mveshi vetes kur erdhi si i pari i Qeverise shqiptare pa pritur e pa kujtuar ate fillim pranvere te atij viti te larget e qe mos u kujtofte me kurre per Shqiperine e shqiptaret..

Si qytetar i atij vendi e si nenshtetas i tij edhe Fino ..sipas Kushtetutes ka te drejte te Zgjidhet e te Zgjedhe ..pasi keshtu thote ligji per qytetaret e Shqiperise me moshen mbi 18 vjec..

Por…per te qene ne krye te FSHF… e te futbollit shqiptar ka ca rregulla loje kombetare e nderkombetare z.Fino…qe nuk e di se si ka mundesi ”ajo lloj studioje ligjore ”qe paske prenotuar zotrote kur vendose te kandidoje nuk ti ka sqaruar e bere te qarta ty..Shefit te madh ..te politikes se djeshme e te sotme shqiptare..

Shqiperia eshte anetare e FIFA qe me 1932 dhe e UEFA qe me 1954 z.Fino..dhe si e tille ka firmosur rregullat e te qenit pjese perberese e tyre me te gjitha normat e parashkruara ne statuset e tyre perkatese…ndaj edhe eshte e detyruar ti zbatoje ato nje per nje ose ne te kundert ..ti kthehet izolimit te dikurshem komunisto-enverist apo bolsheviko-stalinian….e le te beje sport e futboll vetem me veten e saj…

E ndoqa me shume vemendje paraqitjen e platformes tende si kandidat per kreun e ri te FSHF.. ne TV e Thoma Gerllcit te Partise suaj..ashtu sikurse po ndjek cdo dite servilizmin e neveritshem e pervers te disa gazetave shqipfolese te Tiranes te cilat jane mbushur me intervistat e tua ”bombastike e te sinqerta”… dhene gazetaruceve qe …i thirri Partia ne detyre

Ti ..qe nuk te lidh absolutisht asgje me futbollin ..vec faktit se je shok bythe e breke me Gazin , Olsin , Erionin e sigurisht edhe Edvinin …e jo shok i rastesishem..nuk mund te jesh dot kurresesi ne krye te futbollit shqiptar per shume e shume aresye krejtesisht objektive, llogjike e te perligjura …te cilat duhet te ta mbyllin deren qe sot pasi neser do te jete teper vone… e sa me shpejt edhe ti vete ti kuptosh aq me mire do te jete edhe per ty…

As fakti qesharak se je dashamires futbolli e ke luajtur futboll per qejfin tend me gazetaret sportive e parlamentaret turq, italiane , kroate etj etj apo edhe fakti tjeter se ke qene disa here i pranishem neper studio televizive e ke folur per futbollin si ”specialist” nuk te ndihmojne dot qe te marresh kete lloj guximi te cmendur per te kandiduar per kreun e FSHF…

Nuk te ndihmojne dot as Purua e Havanes se Fidel Castros se ngordhur ..te cilen se heq nga goja, as replikat e ashpra e fjalori skandaloz qe perdor ne Parlament ndaj kundershtareve te tu politike e as Range Roveri me te cilin shetit neper rruget e Shqiperise sikur te jesh njeri prej pronareve e agallareve te ketij vendi …

Lere me pastaj faktin tjeter qesharak qe kandidimi yt vjen si propozim i klubit te futbollit Lushnja ….material i denje ky per humorin e Portokallise se Agron Llakes..

Sa per korrektese njerezore e profesionale..ate takimin e famshem simbolik per te vrare friken mes shqiptareve [ mes Gazetareve sportive e Politikaneve ] me 1997 ne st.Q.Stafa …ku vertet erdhen gati 20 mije shikues.. nuk e organizove ti sic thua me mburrje ne intervistat e tua,,..por ishte inisiativa kurajoze e imja e Gezim Sinematit dhe te ndjerit Mirjan Hakani….sepse na dhimbseshin bashkeqytetaret tane, qyteti yne por edhe futbolli qe na mblidhte , na bashkonte e argetonte ..te cilit ju rraca e poshter e politikaneve te pa fytyre sot po kerkoni gjoja ti dilni per zot…

Ne platformen tende degjova per futboll te paster, per rikthim te tifozeve neper stadiume, per ndertimin e 5 stadiumeve bashkekohore, per ndertimin e fushave dhe terreneve stervitore per ekipet e Superliges por edhe per ato te kategorise se pare, per rikthimin e klasave sportive, per rikthimin e dinjitetit te Gjyqtareve etj etj…

Ne leter e ne teori ti paska mesuar mire Partia objektivat e kandidimit …por terreni e realiteti i futbollit shqiptar …jane ku e ku me oratorine e Partise tende o z. Fino …

Edhe Elvisi juaj i Kavajes por edhe Fred Peza po i juaji ne kandidimet e tyre politike ju premtuan kavajasve e peqinasve stadiume te reja e moderne …por aty ne Partine tuaj nuk le Larua te haje Balua joooo…sepse genjeshtra, mashtrimi e hajduteria jane pjese e shpirtit dhe karakterit tuaj politik e partiak…

Te them te drejten as gjuha jote kercenuese per kallzime ne Prokurori ndaj ”te pa bindurve e ilegaleve” krijese e Dukes ..sic i etiketove ti…nuk me cuditi fort pasi ne shqiptareve tashme na eshte bere lekura sholle me gjuhen gangstere te politikes e poltikaneve shqiptare te sojit e kallepit tend e tuajit ne rastin konkret..

Z.Fino..ato qe premtove e shpalose ne TV e Thomait te Partise..te garantoj me jeten time qe jo TI por edhe nje shtet i tere te ngrihet ne kembe nuk i beni dot ..per shume aresye..por me erdhi keq e mire bashke per faktin se duke dashur te tregoheshe nje Dhender i mire i futbollit ,,vajte e re brenda si nje Kollovar i keq e i shemtuar i Politikes se Partise tende ..sepse vetem nje njeri i lidhur ngushtesisht me politiken, pushtetmbajtesit, partine e qeverine ne pushtet e qe ka perkrahjen politike te tyre mund te guxoje te shpalose me aq kurajo premtime te tilla gati utopike..

Mjafton te kujtosh ardhjen ne futboll te Gazit te Partizanit…pas tij te Olsit ne krye te ekipit te Gazit ..te mbeshtetjes tende prej Safetit te PS se Kukesit ..e per konjukture sot per sot edhe te Sinanit te Vlores..dhe kandidimi yt perballe Dukes ..eshte krejtesisht nje deshire a urdher Partie qe te ngjyros edhe ty personalisht me kolorin e saj te njohur..Mavi…

Z.Fino ..ne krye te shtetit e te qeverise ke qene kaq kohe,,cfare bere ti personalisht DJE per futbollin i cili SOT tu dhimbska vertet kaq shume e qe me te drejte thua se ka degjeneruar ne korrupsion, shitblerje ndeshjesh, prishje imazhi ,mungese terenesh sportive, arbitrime skandaloze, gare jo te ndershme etj etj….
.
Pse nuk e dhe ndihmesen tende qe dje sa pa u trashur gjerat deri ne kete fare derexheje ,,e pse nuk fole kur ishte per te folur por u kujtove vetem sot qe te tha Partia ..hajd ta marrim edhe futbollin se vetem ky na ngeli e se aty ka goxha para e se prej tij mund ti permiresojme se tepermi imazhin partise e qeverise sone….

Z.Fino ..ju keni gati 20 e kusur vjet ne krye te politikes shqiptare..fatkeqesisht ne krahun e keq majtist te saj qe shqiptaret me te drejte e identifikojne si krahun pasues se fatkeqesise se tyre te djeshme kombetare Diktatures komuniste …

…Keni qene Kryetar Bashkie, Kryeminister, Zv.Kryeminister, Minister ,Deputet, Kryetar i Komisionit te Ligjeve ne Parlamentin shqiptar, Anetar i forumeve te larta te Partise Socialiste ne Pushtet, etj etj…

Do te mjaftonte vetem nje CV e juaja politike e djeshme dhe e sotme derguar prej njerezve te ndershem , profesioniste e qe ju dhimbset futbolli shqiptar ..nga ana e Komunitetit te futbollit ne drejtim te FIFA e UEFA ,,,dhe te siguroj se Kandidatura juaj do te konsiderohej menjehere e pa vlefshme, skandaloze dhe krejtesisht ne kundershtim flagrant me rregullat e statutet e organizmave te larte drejtues te futbollit boteror dhe europian..ne te cilat Shqiperia aderon prej dekadash…

Ahhh ndryshon krejtesisht problemi e puna nese ju publikisht e zyrtarisht do te benit publike doreheqjen tuaj nga te gjtha funksionet shteterore e politike , nga mandati i Deputetit te nje force politike qeverisese e ne pushtet, nga ato ne forumet drejtuese te Partise e te Parlamentit etj etj..dhe nuk do te kishte fare rendesi qenia jote formale si nje anetar i thjeshte ose simpatizant i Partise tende a i forces poliitike ne te cilen ke bere pjese deri dje….

Ne keto kushte bujrum dhe e ke deren e hapur te kandidosh per te qene jo ne krye por edhe mbi krye te FSHF e jo me Duken rival por edhe me kedo tjeter nga pjesa e futbollit shqiptar..i vetem ti si Qytetar i Shqiperise e i quajtur Bashkim Fino,..e pa Partine tende nga pas e pa nxitjen e kryeministrit tend aventurier e te klaneve te tija mafioze..qe kerkojne te kapin futbollin shqiptar prej fyti per qellimet e perfitimet e tyre personale ok..

Z.Fino ..larg duar nga futbolli shqiptar …sepse te garantoj se si nje njohes i shkelqyer i statuteve te organizmave nderkombetare te futbollit ku nderhyrja e perzjerja e politikes ne sport e ne futboll ne vecanti denohen e ndeshkohen ashpersisht..kandidimi yt e lere me pastaj fitorja jote do ti sjellin denime e deme te konsiderueshme e te pa riparueshme futbollit tone duke cuar deri ne perjashtimin drastik te tij ..aq me teper qe Shqiperia e ka rast te perseritur nje gje te tille…dhe e ka marre vite me pare nje denim extrem te kesaj natyre,,,

Ne mbyllje te keti shkrimi-apel timin per JU personalisht por jo pak edhe per te zgjuar reagimin e menjehershem te Komunitetit shqiptar te futbollit po ju bej me dije se ….

Ne Kapituillin per nderhyrjet dhe interferimin e politikes ne futboll apo edhe qeverise e strukturave te lidhura me to …..Artikulli 17 i FIFA…. e percakton fare qarte e sakte se..

…The electoral procedure of nationals football associations should guarante e the indipendence of elections from politics and politicians , goverment and all forms those kinds…
FIFA is againts political interference in football and whether ist interventions is appropriate ….ect ect…

Ndaj edhe njehere z.Fino..larg duart nga futbolli shqiptar dhe mos luaj me zjarrin se jo vetem qe do digjesh vete brenda tij por do djegesh edhe te tjere qe te kane fryre ne vesh per te nderrmare kete lloj aventure per ti hyre Detit me kembe mes ketij Dimri te eger e zemerak…e me keq akoma do ti shkaktosh nje dem kolosal futbollit shqiptar e ku me pas zemerimin e tij nuk mund ta ndalesh dot as ti e as ai kaqoli qe te nxit e qe ke mbi krye ….e as lloji i peshtire i zuzareve qe ke reth vetes e qe sot po mbeshtesin fuqishem e me te gjitha format e menyrat zgjedhjen tende ne majen e futbollit halleshume shqiptar…

A.R.DOSTI