Kujdes me konsumimin e kastravecëve turshi sepse…
Kastraveci turshi i madhësisë mesatare përmban deri në 800 mg natrium. Natriumi i tepërt në ushqim krijon presion të madh në enët e gjakut.
Pakkush mund t’u rezistojë turshive të dimrit, posaçërisht kastravecëve turshi. Mirëpo, kastravecët mund të jenë iniciatorë të sëmundjeve të rrezikshme.
Sipas hulumtimeve mjekësore, ngrënia e kastravecëve turshi mund të shtojë presionin e gjakut, i cili është shkaktari kryesor i sulmit në zemër.
Natriumi i tepërt në ushqim krijon shtypje të lartë në enët e gjakut, sepse në to hyjnë më shumë lëngje në mënyrë që të zbutë natriumin.
Të rriturit nuk duhet të marrin më shumë se 2,4 gramë natrium në ditë, prandaj vetëm 3 kastravecë të vegjël në ditë mund të jenë iniciues për shtypjen e gjakut.
Shtypja e lartë e gjakut është shkaktar për sulmin në zemër, problemet me veshkat dhe demencian vaskulare, ndaj nëse keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut, është me rëndësi ta reduktoni këtë ushqim.