Nga Guxim Alimani/ Përse sulmohet Arta Marku?!

0

Shume kohe me pare kur Arta Marku,nje prokurore rigoroze,nje magjistrate e shkelqyer,e lene menjane ne province nga paria e Prokurorise te cilet nga hiçi human e nga nuliteti profesional arriten te kthehen ne Sheike te drejtesise,si gazetar duke ekspluatuar njohjet e mija njoftova publikisht opinionin se kandidatja per Kryeprokurore ishte nje personalitet premtues e cila do mund te ndaloje tejkalbezimin e drejtesise dhe kishte guxim njerezor e profesional te penalizonte figurat qendrore te krimit e korrupsionit. Që ne diten e pare te punes Arta Marku po demonstron keto cilesi.

Mirepo minjte jane te paret qe e parandjejne termetin ndaj kane dale nga vrimat e zeza te haleve dhe kane aktivizuar nje makineri te tere propagandistike kunder zonjes e cila eshte ilaci i vetem per stopimin e gangrenizimit te drejtesise. Analiste,kanabiste,prostituta mediatike,perfaqesues te krimit te organizuar ne media,politikane te vilave milioneshe ne Lalez e llogarive marramendese ne Banka te huaja e parajsa fiskale kane rrafshuar armiqesine brenda llojit dhe jane unifikuar kunder Arta Markut,kesaj zonje qe me guxim perfaqeson ate pak vlere qe i ka ngelur korporates se drejtesise!

Shkaku nuk do koment, por  nje gje i garantoj lexesit si njohje vetjake dhe jo si parim. Arta Marku do ngelet gjate e shume gjate jo vetem ne drejtimin e Prokurorise, por me shume ne pjesen me te shendoshe te memorjes kombetare si personi qe do godase “Thembren e Akilit”te krimit e korrupsionit ne Shqiperi. Per ata qe e njohin sado pak darvinizmin e prejardhjen e llojeve ju tregoj se Arta eshte prej ati geni as nuk trembet as nuk shantazhohet. Koha do flase ne favor te saj por me taper ne favor te qytetareve shqiptare qe po braktisin Atdheun prej ketyre monstrave politikane,prokurore e gjygjtare,ministra e zyrtare te ndyre pertej limiteve te poshtersise!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author