Paris Hilton harron të fejuarin në aeroport. Video

Paris Hilton ka qënë kryefjala e lajmeve në median rozë edhe në portale pas propozimit romantik dhe unazës së mrekullueshme prej diamanti.

Pak ditë më parë lajmëruam se ajo ka punësuar roje për të mbrojtur këtë unazë që me plot gojë mund të themi se është një thesar pasi kushton 2 milionë dollarë.

Mesa duket biznesmenia e famshme e ka mendjen vetëm tek unaza e martesës të cilën e shfaqi me krenari edhe në “Golden Globes” ndërsa pak orë më parë braktisi pa dashur të fejuarin e saj.

Teksa po dilte nga aeroporti i Los Angeles turma e gazetarëve i është vërsulur për ta pyetur rreth martesës kështu që me shumë nxitim ajo ka hyrë në makinën e saj dhe është larguar duke harruar Chris-in që po e ndiqte nga pas. E gjithë kjo ngjarje qesharake është xhiruar nga gazetarët që ndodheshin përreth ndërsa tani po bën xhiron e internetit.

Nuk kaluan shumë minuta dhe ajo është rikthyer për ta marrë të dashurin e saj të cilin e la në mes të rrugës. Më pas Paris është shprehur se shoferi i saj u shpërqëndrua nga fotografët dhe nisi makinën, pasi në të vërtetë nuk e harroi dashurinë e jetës së saj.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments