Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku në sulm kundër Prokurorëve. Ju kërkon dorëhejqen
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka vendosur që ti kërkojë dorëheqjen kryeprokurorit të Durrësit, Agron Gjana.
Ky i fundit prej vitesh drejton këtë institucion, pasi është i emëruar dhe jo i komanduar siç ishin disa prej drejtuesve të prokurorive në vend, që u larguan nga Arta Marku.
Arta Marku i ka kërkuar sot Agron Gjanës dorëheqjen. Gjana dhe Marku kanë zhvilluar një takim në Prokurorinë e Përgjithshme.
Por dorëheqja e kërkuar nga Marku është refuzuar nga kryeprokurori i Durrësit Agron Gjana.
Pritet që Arta Marku të kërkojë edhe të tjera dorëheqje të drejtuesve të prokurorive që janë të emëruar.
Total 0 Votes
0
0