Basha/ Protesta deri në një qeveri antimafia
Lulzim Basha ka deklaruara ditën e sotme se opozita do të nisë protestat duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti. Deklarata e Bashës ka ardhur pas takimeve me grupin parlamentar dhe krerët e degëve të PD-së, të zhvilluara ditën e sotme.
Duke folur për mediat, Basha bëri thirrje që qytetarët ti bashkohen opozitës, pasi kërkohet vendosja e ligjshmërisë në vend, pasi qeveria e Ramës është e paligjshme.
‘Ne kërkojmë largimin e Edi Ramës. Do të vazhdojmë deri në krijimin e një qeverie antimafia dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme’, tha Basha.
Më pas kreu i PD-së deklaroi se protesta do të bëhet ditën e shtunë, 27 janar në orën 12:00.