Barcelona shkatërron Levanten 3-0
Barcelona dhuron spektakël në ndeshjen e javës së 18 në La Liga ndaj Levantes. Skuadra katalanase nuk ka pasur shumë vështirësi, teksa sot ka triumfuar me rezultatin 3-0.
Lionel Mesi shënoi një gol spektakolar në minutën e 12, ndërkohë që në minutat në vijim argjentinasi humbi dhe disa mundësi të mira shënimi. Blaugranët dominojnë totalisht në pjesën e parë, teksa gjejnë dhe një tjetër gol në minutën e 38 me Luis Suarez. Uruguaiani ka shënuar një ndër golat më të bukur të këtij sezoni në La Liga pas një veprimi akrobatik në hyrje të zonës.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes vendasit ulin ritmin, ndërkohë që për të vulosur rezultatin mendon sërish Paulinjo.
Barcelona kryeson kampionatin me 48 pikë, 9 më shumë se Atletiko dhe 17 më shumë se Reali. /Koha Jonë/