Nga Suela Hodo/ Si mundet një vajze e re, të vdesë pa shkak(?!) FOTO

Aktualitet

Nuk di ne qumeshti i ka shteruar, nuk di ne loti i ka pushuar, a malli i eshte shtuar, te embles Greis. Syte blu te saj me ndjekin ne cdo ore te dites. Tre jave gezoi emrin nene. Tre jave biri mbajti aromen e saj. Greisi Prifti, 24 vjeçaria qe solli ne jete femijen e saj te materniteti “Koço Glozheni”, pas kthimit ne qytetin e saj ndrron jete ne spitalin rajonal te Korces.

Ate mengjes nuk ndihej mire, vesh atletet dhe shkon per tu vizituar tek mjeket. Pas EKG-se qe sipas mjekeve i ka dale shume mire, vendoset ne terapi (serum). Papritur nderron jete. Brenda nje ore shuhet nje jete ne duart e mjekeve(?!) Ekspertiza mjeko ligjore del me nje rezultat absurd “VDEKJE PA SHKAK”. Greisi vdes. Nga se(?!) Si mundet nje vajze e re, te vdese pa shkak(?!) Si munden doktoret te justifikojne paaftesine e tyre, apo gabimin qe mund te kene bere(?!)

Kaq e re, kaq energjike, kaq deshire per te jetuar, kaq endrra keputen ne mes! Greisi iken nga kjo bote,duke marre me vete misterin e vdekjes dhe duke lene pas foshnjen 1700gram dhe dashurine e saj. Askush nuk mund ta sjelle Greisin ne jete, askush foshnjes nuk do ti sjelle nenen, askush nenes se saj nuk do ti sjelle bijen. Por dikush…diku, mund te ndaloje vdekje te tjera nga papergjegjshmeria e mjekeve, qe mos kete me Greisa te tjere.

Nëse dikush me lexon, dikush qe ka ne dore te zbuloje misterin e vdekjes se Greisit, te marre pergjegjshmerite si njeri, si prind dhe me pas te beje detyren!

P.S O njerez ! Qendroni larg spitaleve tona…se ndodh te vdisni pa shkak.

SPRINT.AL

Fotografia e Grejsi Prıfti

Fotografia e Grejsi Prıfti

Fotografia e Grejsi Prıfti

Fotografia e Grejsi Prıfti

SPRINT.AL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?