Kafja e parë e 2018-ës: Me qetësi dhe dashuri

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë postuar foton e parë për vitin 2018.

Në foton e postuar në adresë e Kryemadhit në Facebook, kryetarja e LSI shkruan; “kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri” dhe jep detaje për mënyrën sesi e festoi familja presidenciale ndërrimin e viteve.

“☕️☕️ Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri.😊😉 Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët.😁Normal që pas orës 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gëzuar edhe të gjithëve ju me familjet tuaja! 🙏🏻🙏🏻“,-shkruan Monika Kryemadhi në Facebook. Ndërkohë Ilir Meta ka postuar tjetër foto si urim për vitin e Ri e ku shkruan në facebook:” Në këtë ditë të parë të 2018 uroj më shumë paqe, harmoni, dashuri e begati për çdo familje dhe për vendin tonë”.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?