Ja kush është kryeqyteti më i ftohtë në botë!

Të ftohtit ekstrem që po mbretëron në Kanada, e ka bërë Ottawan si kryeqytetin më të ftohtë në botë, shkruan CBC.

Në Ottawa, Zyra e Shëndetit Publik, lëshoi një paralajmërim për ulje drastike të temperaturave që mbeti në fuqi deri të enjten.

Pas Ottawas, përcjell Telegrafi, renditet Ulan Bator-Mongoli, i cili është mesatarisht kryeqyteti më i ftohtë kombëtar në botë.

Sipas institutit meteorologjik në Kanada, temperaturat gjatë natës në Ottawa shkojnë deri -29 gradë celsius, gjë që e bënë si kryeqytetin më të ftohtë në botë.

Ndërsa Ulan Bator në Mongoli, kishte një ulje gjatë natës së fundit prej rreth -26 gradë celsius.

Moska dhe Astana, Kazakistani, dy nga kryeqytetet e tjera më të ftohta, sipas atlasit botëror, shënuan të mërkurën mesatarisht rreth 2 deri në -13 gradë celsius.

Ndërkaq, temperatura brenda natës në Novosibirsk, kryeqyteti jozyrtar i rajonit rus të Siberisë, arriti një nivel të ulët prej -14 gradë celsius.

Rezultate imazhesh për Ottawa ne dimer

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm