Nga Kreshnik Çollaku: Ditmiri, ditët e zeza i ka përpara.

0

Problemi eshte marredhenia me SHBA dhe vota kunder e Shqiperise…jo konflikti Izrael-Palestine.

Ditmir Ministri,dhe shpura e sejmeneve prane tij..,perfshire dhe ndonje ish ambasador nga ata qe i humbiste kompjuteri me shifrat e kodet sekrete (rast qe nese do ti ndodhte kujtdo vendi,individi do te riatdhesohej me pranga brenda 24 oresh e do te akuzohej per tradheti dhe nxjerrje e vullnetshme sekretit shteteror)po perpiqen si qyqar te fshihen pas gishtit per voten anti SHBA ne OKB.
Tymnajen perpiqen ta ndertojne duke perzjere debatin me qendrimet mbi konfliktin Izrael Palestine.
Ky eshte nje debat nder me te rendesishme ne OkB per te cilen ka lufte rezolutash e kjo sjell nje prodhim te tyre mbase dhjetra ne vit.

Shqiperia,perjashtuar rastin e fundit ka qene perhere ne favor te zgjidhjes paqesore te ketij konflikti dhe si nje nder zgjidhjet praktike mund te ishte dhe ajo e dy shteteve,zgjidhje e mbeshtetur simetrikisht ne qendrimin e SHBA per konfliktin

Ne morine e ketyre rezolutave ka patur dy raste perpjekje qe keto rezoluta ,duke perdorur elemente te konfliktit Izrael Palestine,te adresoheshin kunder SHBA.

Nje resolute e tille ishte ne vitin 2011 ku Shqiperia abstenoi dhe deklaroi qendrimin. Abstenimi i 2011 ishte ne favor te SHBA dhe qeveria shqiptare e asaj kohe mori pershendetje dhe falenderime nga Departamenti Shtetit ne nivelet me te larta,dhe nga Kongresi SHBA.
Rasti i dyte eshte rezoluta e 2017,perdoret elementi Jeruzalemit kryeqytet..,por ne thelb eshte ofensive anti SHBA ne OKB.

Ditezinjte e faqezinje e diplomacise shqiptare ne rastin e fundit votuan kunder SHBA.

Me kot shpura e Ditmirit perpiqet te ngreje tymnaje.
Shume shpejt Ditmiri do te kete halle te tjera.
SHBA kane premtuar se kete qendrim nuk e falin dhe nuk e harrojne kete vote.
Shqetesimi mes shqiptareve nuk eshte qendrimi per nje ceshtje ne favor te Palestines apo Izraelit.
Sheqtesimi eshte se per here te pare pas 27 vitesh,Shqiperia rreshtohet kunder SHBA.

Probelmi per shqiptaret eshte SHBA…jo Izraeli e Palestina dhe konflikti mes tyre.

Se cdo te ndodhe do ta shohim,por Ditmiri me mire te mendoje per ate dite se sa te angazhoje ndonje kepucelepires profesionist te ndertoje alibi.

Ditmiri,ditet e zeza i ka perpara.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author