Makashi/ Fituesi i festivalit dihej, të paktën ta mbanin të fshehtë

Stil/Jetë

“Kisha thënë që nuk do të merrja pjesë, por Elton Deda ma prishi mendjen”, tha Redon Makashi, i cili foli hapur mbi zhgënjimin që pati nga ky festival.

“Çmimi i parë dihej. Kjo më preu. Unë dhe shumë kolegë të mi e dinin

dhe kjo më preu fuqitë.

Kënga fituese ishte shumë e bukur, por mirë do ishte që të mbahej e fshehtë”, deklaroi Makashi, duke saktësuar se nuk është i zhgënjyer nga juria.

Në lidhje me incidentin gjatë këngës së tij, kur vetë Redoni e ndërpreu për një problem të orkestrës, ai sqaroi: “I ngeli hatri orkestrës, por nuk vazhdohej dot ashtu. E ndjeva që diçka nuk po ecte që në fillim. E pashë që nuk po ndalonin dhe thashë vetë ndal, nuk kisha çfarë të bëja. U futën disa elementë përpara kohe dhe duhej që dikush ta ndalonte këngën, jo unë. Po të vazhdonte ashtu kënga, do të bëhej lëmsh i madh dhe do të bëhesha qesharak”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?