Votojnë kundër Trump e festojnë në Stamboll

0

Pas votimit të Shqipërisë në OKB kundër SHBA prej ambasadores së Shqipërisë B. Kadare, e cila ishte urdheruar nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, dhe pas reagimit të shoqërisë civile dhe opozitës për këtë skandal politik dhe diplomatik, duke ndjerë termetin popullor ndaj këtij votimi e vendimi prej qeverisë, ka filluar skenari tjetër. Qeveria po mobilizon një dava e dunja mediash për të futur në “krim” edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta, se gjoja, sipas tyre, e ka ditur vendimin, por ka heshtur.

Pra pasi e bënë krimin në drejtim të SHBA dhe pasi shkuan e darkuan në Stamboll (janë filmuar) para dy ditësh për vendimin pro Erdogan dhe kundër Presidentit Trump, kanë lëshuar tellallët për të thënë se nuk ishim vetëm si qeveri në këtë turp kombëtar ku votuam kundër SHBA, por edhe presidenti që ka heshtur. Nga shërbimet partnere dihet se ishin interesa rajonale mafioze në lojë që e sponsorizuan këtë votim antiamerikan të qeverisë shqiptare.

Tani, pas e dhjenë miqësinë me SHBA duan të përlyejnë dhe përziejnë në erën e asaj që kanë bërë vetë kryeministri dhe ministri i jashtëm, edhe presidentin Meta. Publikimi i letrës se Metës drejtuar Trump se në këtë vendimmarrje nuk është pyetur Kryetari i Shtetit, pala qeveritare po synon të krijojë mjergull dhe dyshime se ka patur dijeni edhe presidenca. Kjo e fundit, presidenca ka reaguar fort dhe prerë me një deklaratë dje në mesditë, ku sqaron se këto janë trillime, lojë e qarqeve kryeministrore për të përlyer edhe Presidentin në këtë veprim antikombëtar që ka bërë qeveria Rama.

Në një vendimmarrje të tillë politike të qeverisë duhej që ministri i jashtëm apo kryeministri të flisnin apo vinin në dijeni direkt Presidentin, i cili kurrë nuk besonte se mundej që qeveria të lajthiste e të dilte mendsh duke votuar kundër Presidentit Trump, kundër SHBA. Ndërkohë që presidenca sqaron jo vetëm që nuk e kanë vënë në dijeni të këtij absurd, porse se presidenti Meta e ka marrë vesh votimin kundër nëpërmjet mediave. Zyra e shtypit e Presidentit shkruante dje se “nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraparak nga MEPJ dhe zyrtarë të saj në drejtim të kabinetit të Presidentit të Republikës për votimin në OKB.

Vetëm disa minuta para votimit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, z.Arben Cici i ka telefonuar me iniciativën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në MEPJ, z.Ferit Hoxha për t’u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga i cili ka marrë përgjigje që “Nuk ka ende një vendim por po vazhdojmë konsultimet”, por jo me kabinetin e Presidentit.

Pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z, Ilir Meta është njohur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB vetëm përmes mediave online, ashtu si gjithë qytetarët e vendit”

Ministria e Jashtme nuk ka dërguar as përpara njoftim për votimin, por edhe pas votimit për të sqaruar arësyen e këtij vendimi kundër Trump. Kaq e poshtër dhe e paguar është propoganda qeveritare, e cila shpërndan leje ndërtimi, prona publike, liçensa, para, etj në këmbim të mbështetjes ndaj saj, sa për rastin e votës antiTrump don të bëjë patjetër pis Presidentin, i cili reagoi duke shpëtuar diçka nga turpi qeveritar ndaj Amerikës së madhe. Lobi qeveritar që nxiti qeverinë dhe e inkurajoi për votën kundër në OKB shkoi dhe e festoi në Stamboll, te Erdogan, fitoren e votës mbi Presidentin Trump.

Festë e madhe e lobëve financiare, ekonomike, mediatike dhe e qeverisë në Stamboll, bile edhe dolli u ngritën se ministri Bushati votoi kundër Amerikës. Për sqarim nuk e kemi fjalën për një darkë parale e cila ishte në qejfin e saj dhe pa asnjë lidhje me votimin në OKB.

Ambasada amerikane në Tiranë hesht, por ka institucione dhe shërbime të tjera amerikane që kanë filmuar gjithçka dhe janë të qartë për interesat e këtij votimi antikombëtar ndaj SHBA./kohajone/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author