E çuditshme/ Shikoni çfarë të drejtash kishin Libianët në kohën e Gaddaf-it

Aktualitet Te tjera

Ku eshte Libia dhe Libianet sot qe jane çliruar nga diktatori?!
– Si ka mundesi qe ne te gjitha vendet postdiktatoriale ku diktatoret jane rrezuar me dhune, ato vende vazhdojne te jene me shume ne skamje dhe pasiguri per jeten?!
– Lexoni cfare te drejtash dhe priviligjesh kishin Libianet ne kohen e Gadafit…
-Po sot?!!!
A i kane pas shqiptaret keto te drejta ne kohen e komunizmit?-Kurre!
————–
1. Nuk kishte asnjë faturë të energjisë elektrike në Libi; energjia elektrike ishte falas për të gjithë qytetarët e saj.

2. Nuk kishte asnjë kamatë për kredi; bankat në Libi ishin në pronësi të shtetit dhe kreditë e dhëna për të gjithë qytetarët e saj kishin 0% interes – sipas ligjit.

3. Shtëpia konsiderohej si një e drejtë e njeriut në Libi; Gaddafi u zotua se prindërit e tij nuk do kenë shtëpi, derisa të gjithë në Libi nuk kanë një të tillë. Babai i Gaddafit vdiq derisa ai, gruaja dhe nëna jetonin në një tendë.

4. Të gjithë të porsamartuarit në Libi merrnin 60 mijë dinarë (50 mijë dollarë amerikanë) nga Qeveria për të blerë apartamentin e parë dhe për të filluar familjen.

5. Arsimimi dhe trajtimet mjekësore ishin falas në Libi. Para Gaddafit, vetëm 25 për qind e libianëve ishin të shkolluar. Sot kjo shifër është 83 për qind.

6. Nëse libianët do të donin të merreshin me bujqësi, ata do të merrnin tokë bujqësore, një shtëpi, pajisjet, fara dhe bagëti për të filluar – që të gjitha këto falas.

7. Nëse libianët nuk mund të gjenin në Libi arsimimin apo shërbimet mjekësore që ata kishin nevojë, Qeveria i financonte ata që të shkojnë jashtë vendit – jo vetëm falas, por duke marrë 2300 dollarë në muaj dhe makinë me kompensim.

8. Në Libi, nëse një libian binte një makinë, Qeveria e subvencionte me 50 për qind të çmimit.

9. Çmimi i benzinës në Libi ishte 0.14 dollarë për litër.

10. Libia nuk kishte borxh të jashtëm dhe rezervat shtetërore arrinin në 150 miliardë dollarë, që tashmë janë të ngrira në nivel global.

11. Nëse një libian nuk ishte në gjendje të gjente punësim pas diplomimit, shteti do të paguante pagën mesatare të profesionit të tij sikur një i punësuar.

12. Një pjesë e parave të naftës së shitur kreditohej në banka, në llogaritë e të gjithë libianëve.

13. Një nënë që lindte një fëmijë, merrte 5000 dollarë amerikanë.

14. Buka në Libi kushtonte 0,15 dollarë.

15. 25 për qind e libianëve kanë një diplomë universitare

16. Gaddafi donte të realizonte projektin më të madh të furnizimit me ujë – për pije dhe për të ujitur (gjelbëruar) shtetin që karakterizohet me shkretëtira.

SPRINT.AL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?