Presidenti Meta për votën kundër Amerikës: Nuk pasqyron qëndrim shtetëror

Aktualitet

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me votën e Shqipërisë që është dhënë kundër SHBA-së dhe pro një rezolute të iniciuar nga Turqia dhe shtetet arabe.

Sipas Blushit, as kryeministri Edi Rama dhe as ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk janë konsultuar paraprakisht me Presidentin e Shqipërisë për votën që do të jepej në Nju Jork.

I pyetur nga SYRI.net i mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Tedi Blushi, pohoi se:

Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.

Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara.

Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?