Katastrofë në pyjet e Librazhdit/ Taluant Balla nuk kursen as pyjet e fshatit të tij. FOTO

Pyjet e Librazhdit po shkojne drejt zhdukjes totale. Eshte e paprecendte kjo vale prerjesh, por po aq e paprecedente eshte dhe mosnderhyrja e organeve kompetente qe kane si objekt te tyre ruajten e pyjeve. Hektare pyjesh me drure te prere shihen me sy te lire dhe po ashtu edhe makina te medha qe transportojne naten si kusare trungje druresh dhe askush nuk i ndalon, perfshi ketu edhe policine qe kane urdher te prere per ndalimin e tyre nese i hasin neper rruge.

Kesaj katrahure nuk i shpetoi as fshati Lunik i deputetit socialist Taulant Balla qe per hir te vertetes flitet se ka interesin e tij me palet dhe trafikantet e drureve pyjore. Aq e tmerrshme eshte kjo saqe deputeti eshte fotografuar duke ngare buldozerin dhe duke shembur ne toke drure pyjore.

Jamarber Malltesi ne cilesine e  Drejtuesit te Departamentit te Mjedisit dhe Turizmit  ne PD, shume here e ka ngrit ne media dhe rrjetet sociale kete problem, por si ne te gjitha rastet, askush nuk eshte marre dhe kane vazhduar me fuqishem prerjen e drureve pyjore. Sot mund te thuash pa frike se ne rrethin e Librazhdit nuk ekzistojne me pyje dhe kjo fale “dashamiresise” se pushtetit dhe deputetit te zones.

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments