Basha/ Djegia e mandateve është një opsion

Në një dalje për mediat, një ditë pas protestës së opozitës, Basha theksoi edhe një herë se zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku me vetëm 69 vota të mazhorancës, është anti-kushtetuese dhe se opozita është e vendosur ta kundërshtojë kapjen e këtij institucioni nga Kryeministri Rama.

‘Në çdo vend Perëndimor Saimir Tahiri duhet të ishte në burg, dhe Kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

E theksoj edhe një herë tjetër, se Kushtetua thekson se Kryeprokurori duhet të zgjidhet me 3/5 e votave. Kushtetuta e thotë qartë se KLP-ja duhet të ishte ngritur që në muajin Prill, pra 8 muaj më parë.

Komisioni i Ligjeve uzurpoi të drejtat që ja ndalon me Kushtetutë. Kushtetuta e ndalkon që të zgjidhet një Kryeprokuror që nuk kalon vettingun. Kryeprokurori dje u zgjodh me më pak vota edhe se shumica e parlamentit, duke u zgjedhur në mënyrë flagrante të dhunimit të Kushtetutës.

Të gjitha këto të çojnë në një drejtim, kapjen e Kryeprokurorit politikisht nga Edi Rama, dhe përdorjen e tij. Ngutja për të zgjedhur një prokuror pa vetting dhe në shkelje të Kushtetutës, ka për qëllim mos hetimin e personave të afërt të Edi Ramës dhe ministrat e korruptuar.

Zgjedhja pa vetting dhe anti-kushtetuese tregon faktin se kjo qeveri është e përfshirë në afera kriminale dhe Edi Rama e ka ditur prej kohësh.

Ndaj vendimi i opozitës për të nisur valë protestash nga Janari, është vendim i duhur, kundër një qeverie të bërë njësh me krimin dhe të krimit të bërë njësh me qeverinë’, tha Basha gjatë konferencës së tij për mediat.

Sipas tij, djegia e mandateve është një prej opsioneve të opozitës.

NGA FJALA E LULZIM BASHES

Dje Edi Rama ka shkelur dhe dhunuar Kushtetutën dhe qëllimi është i qartë, të mbyllen sa më parë dosjet e krimit që implikojnë Edi Ramën. Unë dua të falënderoj qytetarët për reagimin ndaj puçit kushtetues

Qytetarët e dinë që Kushtetuta nuk i përket asnjë partie dhe të gjithë e kanë detyrë ta mbrojnë atë.

Protesta e djeshme dhe ato që do të vazhdojnë janë shprehje të revoltës qytetare kundër mashtrimit nga Rama me reformën në drejtësi.

Qytetarët kanë besuar tek reforma por dje është pohuar katërcipërisht se Rama është i vendosur në rrugën e tij antireformë.

Parlamenti nuk është ai që patë dje me një shumicë të marrë dje nga një shumicë dhe paratë e drogës. Parlamenti është kushtetuta.

Ajo që është e rëndë nuk janë tymueset por dhunimi i Kushtetutës që do të ketë pasoja të rëndë për stabilitetin dhe sigurinë në vend

Kur vjen puna tek demokracia ka vetëm një standard, evropian, amerikan.

Në çdo vend të botës nëse zbulohet se ministri i Brendshëm është koka e trafikut, qeveria do të ishte rrëzuar.

Në SHBA e BE e çdo vend perëndimor qeveritë bien për shumë më pak.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments