Policia merr masa: Ja ku devijohet trafiku dhe nuk lejohet qarkullimi

Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 dhjetor 2017, ora 09.00 -13.00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e hënë nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:

• Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha” Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017.

Të hën nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative. Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen : • Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit” • Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”. • Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit. • Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.

I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments